2.1 milionë euro çdo vit për analiza të pakryera, gjobiten mjekët që nuk ‘kapin normën’ e Check Up-it

Ministria e Shëndetësisë nisi katër vjet më parë aplikimin e check up-it për moshat 35 deri në 70 vjeç. Programi u debatua shumë nga partitë politike, madje opozita e denoncoi pranë prokurorisë, duke e konsideruar atë si më korruptivin dhe më të dështuarin.
Kompania që fitoi kontratën 10-vjeçare të qeverisë shqiptare prej 120 milionë eurosh nuk ka lidhje me shëndetësinë, pasi merret me tregtimin e cigareve, detergjentëve dhe pelenave të fëmijëve.
Koncesioni i check up-it paguhet 2.1 milionë euro çdo vit nga buxheti i shtetit për analiza të pakryera. Por që nga janari i vitit 2018 u shoqërua nga një tjetër skandal.
Mjekëve të familjes u është vënë një normë për të përmbushur në planin e check up-it, në të kundërt ata gjobiten. Vetë mjekët pohojnë se kjo është e shkruar në kontratat e punës dhe mosplotësimi i normës u rrezikon madje edhe vendin e punës.
Mjekja 1 – E kemi domethënë një ligj, që duhet…
Gazetari – Nuk është i detyrueshëm?
Mjekja 1 – Informojmë pacientët në bazë të ligjit, domethënë ne kemi një kontratë që duhet t’i kërkojmë pacientëve ta bëjnë check up-in, por çdo gjë varet dhe nga dëshira e tyre.
Gazetari – Nuk është e detyrueshme. Kjo nuk është e detyrueshme për pacientin?
Mjekja 1 – Ne nuk i detyrojmë në asnjë moment, të bëjnë check up-in, pavarësisht se ne me ligj e kemi që duhet.
Mjekja 2 – Është një normë, që është vendosur…
Gazetari – Sa është në ditë a në muaj? Nuk e di si përllogaritet.
Mjeku 2 – Shiko tani!

Gazetari – Është për mjek familje apo për qendra shëndetësore?
Mjeku 2 – Është edhe për mjek, edhe për Qendër Shëndetësore.
Gazetari – Sa është për shembull për mjek? Ju për shembull si mjeke sa duhet të arrini në ditë?
Mjekja 2 – Shiko tani, unë duhet të jem 2 në ditë, domethënë një ditë dy, një ditë një.
Gazetari – Ëhë!
Mjekja 2 – Por edhe në muaj, sa i bie?
Gazetari – 30, po të kesh 1.
Mjekja 2 – 34!
Gazetari – Në muaj, duhet të kapë një mjek.
Mjekja 2 – Po! Në qoftë se nuk e arrin këtë, pastaj gjobitet mjeku.
Gazetari – Gjobitet?
Mjekja 2 – Po!
Gazetari – Po mbi ça baze gjobitet?
Mjekja – Po se është një pikë e kontratës edhe nuk e ke realizuar.
Mjekja 2 – Unë për veten time për 6 mujorin e parë jam gjobitur 30 mijë lekë. Nuk e kisha realizuar 100%, kisha realizuar 70%, të vjetra 30 mijë lekë, po për mua 30.
Gazetari – Po, po nejse!
Mjeku 2 – Se unë 500 mijë lekë (të vjetra) e kam rrogën. Sivjet e kanë futur në kontratë ata, një pikë në kontratë.
Gazetari – Nuk ka qenë më përpara?
Mjeku 2 – Nuk ka qenë. Thuhej që bëhej, bile vitin e parë e bëmë ne dhe na dhanë edhe një rrogë shpërblim, kurse tani punojmë dhe asgjë.

Mjeku 3 – Në rast se ne si mjekë, si Qendër Shëndetësore nuk realizojmë kontrollin bazë, në bazë të një pike të kontratës ne jemi të detyruar që të marrim dhe sanksione përkatëse. Një prej tyre është gjoba, detyrime financiare. Ne jemi pak a shumë të shqetësuar në këtë drejtim, në një farë presioni se nuk e realizojmë dot. Është e vështirë sepse duhet të dalim në qytet e në çdo vend që të mbledhim njerëzit.
Kemi dalë me të gjithë personelin e infermieret tona, por nuk e realizojmë dot.
Por e gjithë kjo situatë është në shkelje të Kodit të Punës, i cili nuk parashikon sanksione të tilla. Emisioni “Stop” mundi të sigurojë një kontratë mes mjekëve të familjes dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, të lidhur më 31 Janar të vitit 2018.
Në pikën e dytë të nenit 11 për detyrimet e MPF për shërbimet e kontrollit mjekësor bazë, thuhet se mjekët duhet të planifikojnë dhe njoftojnë shtetasit e grupmoshës 35-70 vjeç për paraqitjen pranë kabineteve të kontrollit mjekësor bazë për kryerjen e kontrollit.
Ndërsa në pikën 7 thuhet se mjekët duhet të përgjigjen për realizimin e targetit ditor/mujor të projeksionit të kontrollit mjekësor bazë të negociuar me drejtorin e Qendrës Shëndetësore.
Në nenin 21 të kësaj kontrate janë sanksionet për moszbatimin e detyrimeve kontraktuale, ku përmenden gjobat dhe shkarkimi i drejtorit të Qendrës Shëndetësore.
Emisioni “Stop” ka siguruar gjithashtu miratimin e masave administrative “gjobë” të propozuara nga grupi i kontrollit me vlera të ndryshme monetare.

Gazetari iu drejtua Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për të pyetur se përse është vendosur kjo pikë në kontratë, por nuk mori asnjë përgjigje konkrete.
Gazetari – Do të flisja një herë paraprakisht që të merrja një përgjigje zyrtare ose një intervistë në qoftë se është e mundur me kreun e institucionit, në lidhje me një problematikë që ne e kemi gjetur në gjeneral, po i them ëëë…
Sekretarja – Ëhë?
Gazetari – Për mjekët e familjes. Sivjet iu është vënë në kontratën kolektive që bëhet një pikë, ku i detyron këta mjekë, domethënë na kthen në kohën e komunizmit, që të bëjnë 4 qytetarë shërbimin e check-up-it dhe 102 në muaj. Domethënë pse është vendosur kjo në kontratë, meqë kontratën e kanë me institucionin tuaj. Domethënë nuk është pak…? S’mund të na flasë dikush? Apo?
Sekretarja – Jo, për momentin jo, sepse më thanë që është çështje ekskluziviteti financiar i shtetit, që për momentin është në aktivitet.
Ndaj dhe emisioni ”Stop” ia referoi çështjen Inspektoratit të Punës, ku u premtua ngritja e një grupi pune për të kontrolluar të gjitha pikat e kësaj kontrate, pasi nuk kishin asnjë informacion rreth saj, edhe pse kontrata është lidhur që në Janar të këtij viti.

3 5

Exit mobile version