Bashkia Tiranë i ka dhënë 2,5 milionë euro Albstar shpk, kompanisë që po ndërton stadiumin e ri kombëtar, për ndërtimin e parkimit nëntokësor në Sheshin Italia, para stadiumit. I gjithë ndërtimi do të financohet nga buxheti i Bashkisë.
Tenderi është zhvilluar në 18 dhjetor 2017 dhe kontrata është lidhur në 11 janar 2018. Parkimi do të ketë 196 vende të ndara në dy nivele, niveli i parë 92 vende dhe niveli i dytë 104 vende.
Tenderi për zgjedhjen e Albstar ka përsëritur të njejtën formulë që përdoret rëndom për të “përzgjedhur” me tender fitues te4 paracaktuar. Në tender kanë marrë pjesë 6 kompani. Pesë kompani janë skualifikuar nga komisioni i tenderit i Bashkisë Tiranë për mosplotësim të kushteve teknike, duke lënë kështu fitues automatik të tenderit kompaninë Albastar shpk. Katër nga pesë kompanitë e skualifikuara kishin ofertë financiare më të ulët se Albstar dhe përvojë të gjërë në fushën e ndërtimin.
Albstar u bë fillimisht e njohur për publikun kur ajo u përzgjodh nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe qeveria shqiptaresi projektuese, financuese dhe ndërtuese e stadiumit të ri kombëtar, përmes një procedure të dyshimtë në mos të paligjshme sikurse kemi shpjeguar më parë këtu dhe këtu.
Projektimi i parkimit ka kushtuar rreth 7,6 milionë lekë, afërsisht 57 mijë euro dhe është financuar, gjithashtu nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
Projektimi është realizuar nga klientë të zakonshëm të qeverisë Rama, të cilët ndër të tjera kanë projektuar dhe mbikqyrur ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar.
Sfera Studio e Artan Shkrelit, ish-këshilltarit të Ramës në mandatin e parë dhe, tani zëvendës ministër i energjisë dhe Marco Casamonti i firmës Archea Associati, projektues i stadiumit të ri kombëtar për llogari të Albstar shpk, janë projektuesit kryesorë të parkimit.
Pjesë e ekipit projektues është edhe Ave Counsulting, kompania e Arben Dervishaj, shefi i sektorit të infrastrukturës sportive në FSHF dhe supervizori i ndërtimit të stadiumit të ri—me gjasa në konflikt të hapur interesi, pasi ai duhet të supervizojë Albstarin në ndërtimin e stadiumit, ndëkohë që në projektin e parkimit do të jetë bashkëpunëtor me Albstar.
Projektimi i punimeve hidroteknike është bërë nga Alket Kumaraku, ndërsa i punimeve që lidhen me mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin janë bërë nga Artan Dersha—të dy kanë qenë pjesë e ekipit të studios Atelier 4, bashkëprojektuese e stadiumit të ri kombëtar me Casamontin, dhe përfituese e shumë projekteve të tjera të “rilindjes urbane”.
Ndërkohë, mbikqyrja e punimeve, me kosto rreth 2,4 milionë lekë, afërsisht 16 mijë euro, i është dhënë firmës Zenith&Co shpk, e cila është pjesë e konsorciumit që ka fituar ndërtimin e shkollave të para me PPP nga Bashkia Tiranë, së bashku me AgiCons dhe MET Engineering. Në mënyrë kurioze, Zenith&Co është nën hetim nga prokuroria në dosjen e famshme të autostradës Tiranë-Elbasan për të cilën po hetohen edhe ish-drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Andi Toma dhe Dashamir Xhika.
Neobllokmeni Edvin Kristaq Rama shpall javën e Europës në shtëpinë e Hitlerit shqiptar të Pasluftës!
Edi Rama, në vitin e Skënderbeut, nuk zgjodhi Krujën, kështjellën e saj, për të shpallur javën e Europës në Shqipëri, por në një akt malinjiteti dhe perversiteti politik dhe moral zgjodhi me rekomandim të zonjës së zezë Nexhmije Hoxha, vilën e ish-diktatorit mizor Enver Hoxha për të kremtuar ditët e Europës dhe për t’i dërguar si paranojak, mesazhet e tij Bashkimit Europian.
Kështu, ai organizoi dje një ceremoni, në të cilën kishte ekspozuar duke përdhosur edhe librat e shenjtë në shtëpinë e antikrishtit shqiptar, Enver Hoxhës, të cilin 37 liderë europianë të EDU e cilësuan në vitin 1991 në Deklaratën e Parisit si “Hitleri shqiptar i Pasluftës”.
Përzgjedhja e vilës së kryekasapit të shqiptarëve për të shënuar ditët e Europës, kishte si qëllim rehabilitimin e atit të tij shpirtëror dhe me këtë rast dhe të xhelatëve, Kristaq Rama, Spiro Koleka – babait biologjik dhe dajos së tij.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të ulët provokues ndaj shqiptarëve dhe mbarë njerëzve të lirë në Europë dhe në botë, ftoj shqiptarët të flakim sa më parë kalbësirën e Edvin Kristaq Ramës dhe klikës së narkoshtetit të tij!