2 korriku, thirrje për bashkim

Lulzim BASHA

Si sot 26 vite më parë shqiptarët thyen hekurat e izolimit dhe u futën nëpër ambasada, me shpresën e një jete më të mirë, më të denjë për vete dhe fëmijët e tyre. Fatkeqësisht ndërsa përkujtojmë këtë moment të rëndësishëm të kthesës historike që mori vendi ynë, shqiptarët janë sërish me sytë drejt emigrimit. 100 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani, Holandë, Suedi e vende të tjera të Bashkimit Evropian, 200 mijë shqiptarë kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane.
Varfëria, papunësia, pasiguria, dhuna dhe terrori qeveritar janë arsyet e emigrimit të sotëm. Në krye të vendit është qeveria më e korruptuar e 25 viteve demokraci, e lidhur me krimin dhe e mbushur me kriminelë që ju zhvat shqiptarëve 1 miliard euro në vit.
Por ndryshe nga dje, ne kemi në dorë mjetet demokratike për të bërë ndryshimin që dëshiron shumica dërrmuese e shqiptarëve.
2 korriku është një thirrje që të bashkohemi ashtu si 26 vite më parë për të larguar këtë regjim kriminal e të korruptuar e për t’u kthyer shqiptarëve shpresën e humbur.

Artikulli paraprakTerroristët e euros
Artikulli tjetërNga autobusi fizarmonikë tek skoda, si u rrëzuan muret e ambasadave më 2 korrik ‘90