20 qytetarë të tjerë: Patozi na ka falsifikuar firmën! Prokuroria nuk heton me porosi të Ramës

Të tjerë qytetarë kanë denoncuar falsifikimin e firmave të tyre për themelimin e Partisë së Astrit Patozit, ‘Bindja Demokratike’, duke mohuar se kanë firmosur për krijimin e kësaj partie.

Pas Niko Gjikolës, nipit të Shpëtim Gjikës; qytetarëve nga Kavaja, tashmë janë rreth 20 banorë nga Vilë Bashtova, të cilët kanë paraqitur ankesa në gjykata për falsifikim të firmave nga partia “Bindja Demokratike”.

Ndërkohë që dita-ditës denoncohen falsifikimet që “Bindja Demokratike” ka kryer, Prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim lidhur mbi këtë skandal. Bëhet e ditur se Rama ka dhënë porosi që të mos ketë asnjë hetim për firmëtarët e Patozit.

E vetmja që nuk ka reaguar lidhur mbi firmën e hedhur për themelimin e “Bindjes Demokratike” është shtetasja Enkelejda Xhafaj, bashkëshortja e Geron Xhafaj, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Exit mobile version