20 Shkurti, dita që të reflektojmë!

Nga Azgan Haklaj

Të kthehemi pas kohë dhe ti therrasim memories është e veshtirë të fotografosh realisht 20 Shkurtin e vitit 1991!
Një levizje studentore, sintezë e revoltës popullore të akumuluar kundër komunizmit po arrinte me shpejtësi kulmin e saj duke arritur deri tek koka e diktatorit e derdhur në bronz në mes të kryeqytetit.
Mbi 3 dekada kanë kaluar që atëherë…!
Ata që e përjetuan e besuan në këtë ditë, sot janë më të zhgenjyerit.
Ata që lindën më pas pyesin edhe duhet t’ju shpjegojmë realitetin.
Por mendoj përgjigjen tonë që duhet të japim pas një reflektimi të thellë.
Ra vërtetë apo vetëm u gremis një bust në zemër të kryeqytetit, i cili po bënte hije edhe vetë Gjergj Kastriotit (Skenderbeut)!
Në fakt komunizmi kishte rënë në Berlin, Moskë e Temishuarë….dhe këtu po bëhej një funeral… “i rremë”.
Komunizmi vetëm sa nderroi lëkurën…e nga kostumi i dokut “kinez” u kthye në atë të kollarisur, kapitalist e milioner.
Ai kishte pinjollët e tij në ç’do skaj të cilet falë misionarëve që vodhën levizjen tonë e shperfytyruan.
Sot e njëjta panoramë…. nën varfërinë, korrupsionin dhe të braktisur.
Sot ka vetëm një ndryshim që është veshur me kostumin e autokracisë.
Një tufë autokratësh si dikur “Byroja” ata grinden e kafshohen, puthen e pajtohen, ndahen e bashkohen sa herë jua kërkon interesi i tyre.
Ata ndërrohen nga qeveria në opozitë e nga opozita në ballkon apo qeli, por prapë rikthehen…!! Dikush do të thote se diçka ka ndryshuar se sot nuk ka mē “bllok”.
Vegim i rremë…sot ka blloqe të tjerë, vila e deri në kryeqytetet më të shtrenjta të botës…!
Sot mund të flasesh vërtetë, por fjala e lirë të lë pa punë e pa karrierë, se vulën e demokracisë e kanë kyçur dy-tre vetë…!
Ky është një klonim që i bëhet demokracisë por krim monstruoz që po i serviret shoqërise.
Ky është realiteti.
Nëse mbyllim sytë pësojmë fatin e gomarit që ëndërronte ndërkohë që bisha i shqyenin trupin. Është koha e fundme tl levizim në kahje të zhvillimit, e çlirimit tonë shpirtëror e me moton e thjeshtë por plot kuptim që Albert Camy lançonte dekada me parë:
“Revoltohu të tregosh se jë gjallë..se egziston”.
Dhe revolta jonl le të fillojë me votë me dt 11 maj….!
Është reflektimi ynë final kundër neodiktaturës e autokracisë, pikërisht ateherë të themi se e rrezuam komunizmin dhe jo vetëm bustet e tyre prej bronzi.
Dita po vjen.
Nëse ç’do qenie humane sipas librave te Shenjte ka një ditë gjykimi për ne shqiptaret është ështe data 11 maj.

Artikulli paraprakAnaliza në VOA/ Çfarë e pret Kosovën nga administrata e re amerikane
Artikulli tjetër“20 Shkurti, gur kilometrik i rëndësishëm për demokracinë”, Basha: Drejtësia ndaj krimeve të komunizmit dhe ndarja me të kaluarën jetike për një Shqipëri si Europa