Nënkryetari i PD, Edi Paloka, përmes një postimi në rrjet ka kujtuar 20 shkurtin 1991, ditë kur mijëra qytetarë të Tiranës, vërshuan nga Qyteti Studenti drejt sheshit Skënderbej dhe pas disa orësh përleshjeje me forcat e sigurisë së regjimit komunist rrëzuan bustin e Enver Hoxhës.
“Qelbësirat rrëzohen”, shkruan Paloka në rrjet, duke publikuar një foto nga rrëzimi i bustit dhe një fotomontazh, ku busti i diktatorit Hoxha, zëvendësohet me Edi Ramën.