Në një superaksion i Policisë së Vlorës pas kërkesës së Prokurorisë në korrik të 2017 u zbuluan, dy magazina ku ishte fshehur një sasi e madhe droge. Operacioni është shtrirë në disa fshatra të Qarkut të Vlorës, ku më konkretisht në zonën e Llakatundit dhe Drithasit, ku u zbuluan 15.3 tonë drogë dhe 600 kg. Personat që konsiderohen si bosat dhe udhëheqësit e këtij grupi kriminal janë arrestuar që ditët e para të hetimit nga vetë Prokuroria e Vlorës, ndërsa pjesa tjetër ka mundur të dalë nga burgu, në ditët në vijim.
Por Gjykata e Vlorës ka liruar 9 të arrestuarit për drogën e sekuestruar. Njëri ndër ta është edhe Rakip Arapaj, 58 vjeç, i cili nga arrest në burg është lënë nga gjyqtari Arqile Basho me masën e sigurimit personal “garanci pasurore” prej 1 milion lekë, si edhe ndalimin për mos të dalë nga Shqipëria deri në përfundim të hetimeve.
Prokuroria do ta apelojë vendimin, përderisa Arapaj është i dyshuari kryesor si pronar i drogës. Sipas Prokurorisë së Vlorës, Rakip Arapaj jeton në një banesë që është 7 metra larg një objekti të braktisur ku u gjet droga, një ndërtesë kjo që ka oborr dhe portë të përbashkët me shtëpinë e të dyshuarit.