200 kg drogë nga Shqipëria në Greqi, arrestohen 3 “ushtarët”

Efektivët e Policisë së Antidrogës greke kanë vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë, të cilët po tentonin të transportonin një sasi prej 200 kilogramësh kanabis drejt Athinës. Tre të rinjtë, me moshë 19, 25 dhe 26 vjeç, u arrestuan në vendin e quajtur Agios Vlasis, rreth 30 km nga pika e kalimit kufitar të Qafë Botës. Sipas policisë, të tre ata ishin vënë në mbikëqyrje prej nga rezultoi se e kishin fshehur drogën në një zonë pyjore, pasi më parë e kishin sjellë nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbërt.
Në vengjarje policia zbuloi 10 çanta udhëtimi, që përmbanin 98 paketa me kanabis. Pesha e përgjithshme e drogës ishte 199,3 kilogramë. Sipas policisë, ata do të dërgohen para prokurorit, që t’iu komunikohen akuzat për importim dhe posedim droge me qëllim trafikimin, por edhe për hyrje të paligjshme në Greqi.
Policia greke sekuestroi të enjten një ngarkesë të madhe droge në Igumenicë. Bëhet e ditur se, droga ishte futur nga Shqipëria. Sipas mediave greke, autoritetet kanë sekuestruar 200 kilogramë kanabis sativa që po transportohej nga shqiptarët. Policia kishte marrë informacion për ngarkesën e lëndës narkotike që po transportohej dhe po mbanin në vëzhgim automjetin. Hetuesit thonë se, kanë dyshime që në këtë rast, trafiku të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Të arrestuarit po merren në pyetje nga policia greke.
Në raportin e autoriteteve helene theksohet se, në vetëm 3 muajt e parë të 2017 në territorin grek kanë hyrë plot 3.5 ton kanabis shqiptar. Sipas policisë greke, këto janë shifrat e nxjerra nga kalkulimet e drogës së sekuestruar, por nuk përjashtohet asesi mundësia që tonelata të tjera ta kenë kaluar kufirin e të jenë shitur në tregun grek të narkotikëve. Në raport gjithashtu nënvizohet se pjesa më e madhe e lëndëve narkotike të kapura kanë hyrë nga Shqipëria dhe kanë qenë të destinuara për tregun grek. Ndërkohë, vlera e sasisë prej 3.5 ton drogë të kapur në Greqi shkon në rreth 10 milionë euro.
Drejt Greqisë është trafikuar kryesisht kanabis, por nuk kanë munguar as rastet e kapjes së heroinës dhe kokainës, duke qenë se Shqipëria është kthyer në një vend tranzit për drogat e rënda.

Artikulli paraprakMosmarrëveshjet e paraprogramuara të G20
Artikulli tjetërDënohet 4 muaj burg ish-kryetari i komunës për lejet e ndërtimit