Mjekët kreagojnë ndaj drejtorit të spitalit Covid2: Guljelm Radoja nuk vuante nga sëmundje të tjera!

Edhe pse ishin të shumtë ata që u lutën për shërimin e tij, aktori Guljelm Radoja u nda dje nga jeta pas një muaji lufte me vdekjen. Fatkeqësisht, Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër artisti, duke na e lënë kështu një tjetër vend të zbrazët në panteonin e vlerave shqiptare.

Pas një qëndrimi të gjatë në Spitalin e Durrësit, në reanimim në gjendje të rëndë, aktori u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm, në moshën 75-vjeçare. 30 orët e fundit të jetës i kaloi në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ka qenë i pamundur përmirësimi i tij. Sapo lajmi për gjendjen e tij të rëndë u përhap përmes rrjeteve sociale, komuniteti artistik i bëri apel qeverisë që ta dërgonin jashtë shtetit për një kurim më të specializuar, por gjendja e tij e rënduar nuk ia lejonte udhëtimin.

Sipas mjekëve që e ndoqën rastin e tij, Radoja nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, por pas infektimit nga Covid-19, pësoi një insuficentë multiorganore. Virusi shkaktoi daljen jashtë funksionimit normal të të gjitha organeve jetësore të tij, çka çoi dhe në fundin fatal, në vdekje, shkruan Panorama.

Lajmi i vdekjes së tij është konfirmuar nga djali i tij, pianisti Redi Radoja: “Pushofsh në paqe, bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël”, shkruan ai në rrjetet sociale, duke dhënë kështu edhe lajmin e mbramë të humbjes së një prej aktorëve tanë më të spikatur.

Drejtori i ‘Shefqet Ndroqit’: Aktori kishte hypertension

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi, ndërsa foli për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur, Guljelm Radoja, tha se kishte dy faktorë risku që ndikuan në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi, ndërsa foli për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur, Guljelm Radoja, tha se kishte dy faktorë risku që ndikuan në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

I ftuar në “Real story”, Kapisyzi u shpreh se aktori kishte hipertension dhe pak mbipeshë. Po ashtu ai u shpreh se Radoja duhej ta kishte kuptuar në kohë sëmundjen, pasi monitorimi dhe kujdesi në kohë ka shumë rëndësi.

“Gjendja e Guljelm Radojës ishte e rëndë. Covid është i pabesë dhe si i tillë kapet pak me vonesë. Guljemi u mjekua në Spitalin e Durrësit, pati një përmirësim, pastaj vetëm kur lajmëruan se do e sjellim se është intubuar.

Kishte hipertension dhe pak mbipesha, që ishin faktorë risku. Ka edhe të rinj, që ndërrojnë jetë pa sëmundje shoqëruese. Duhej ta kishte kuptuar në kohë. Ka shumë rëndësi monitorimi dhe kujdesi në kohë”, u shpreh Kapisyzi.

Aktori Guljelm Radoja nuk ia doli që të fitonte betejën me koronavirusin ku sot mbylli sytë përgjithmonë. Prej gati një muaj ai ishte infektuar me COVID, ku gjendja e tij u përkeqësua për pasojë ditën e djeshme u shtrua te spitali ‘Shefqet Ndroqi’, por nuk mundi ta fitonte betejën me këtë virus të pabesë. Lajmi u konfirmuar sot nga djali i tij, pianisti Red Radoja.

Kolegët e tij bën apel për ta dërguar për kurim jashtë shtetit, por gjendja e tij shëndetësore nuk ia lejonte.  Radoja “do të bashkohet” me artistët e tjerë që COVID-i i mori jetën si Muharrem Fejzo, Arben Bajo, Koço Devole apo edhe Kujtim Prodani.

 

Artikulli paraprakEuropol: Shqipëria, burim kryesor i kanabisit në BE
Artikulli tjetërMeta nuk paraqitet në Komisionin e PS: 24-orë janë të pamjaftueshme, gati të vij më 10 maj