Cilën ditë duhet të agjërosh për Natën e Kadrit?

Pyetja më e shpeshtë gjatë dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit është: Kur është Nata e Kadrit? Kur duhet të agjëroj për Natën e Kadrit?

Kjo pyetje bëhet e rëndësishme për shkak se ka shumë nga ata që nuk agjërojnë gjatë gjithë Ramazanit, por zgjedhin të agjërojnë vetëm për Natën e Kadrit. Madje, ka edhe jomuslimanë të cilët e mbajnë këtë agjërim me sinqeritet të madh.

A lejohet të agjërosh vetëm për “Natën e Kadrit” dhe jo për gjithë muajin e Ramazanit?
Në këtë rast, pyetja e parë është që a lejohet të agjërosh vetëm Natën e Kadrit, ndërkohë që agjërimi është për gjithë muajin e Ramazanit?

Përgjigjja e parë është “po”, pasi agjërimi gjatë Ramazanit gjithmonë është i mirë sesa mosagjërimi, në kushtet kur njeriu gëzon shëndet dhe nuk është udhëtar. Përgjigjja e dytë është që një ditë agjërimi nuk mund të jetë zëvendësim i gjithë muajit të Ramazanit, andaj, besimtarët duhet të përpiqen të agjërojnë më shumë ditë, duke e çuar pak nga pak 30 ose 29 ditë numrin e ditëve të agjërimit.

Kur është Nata e Kadrit për Ramazanin e Vitit 2021?
Përgjigjja e shkurtër për ata që duan të agjërojnë vetëm një ditë, pra për “Natën e Kadrit”, është që “Nata e Kadrit” nga një pjesë e muslimanëve konsiderohet nata e 27-të e çdo Ramazani, pra nata që fillon pas perëndimit të diellit të datës 8 maj 2021 (për vitin aktual). Shpesh njerëzit mbajnë agjërimin e 26 të Ramazanit (8 maj 2021) dhe pastaj e presin “Natën e Kadrit”.

Çfarë duhet të dini për Natën e Kadrit?
Nata e Kadrit nuk është e përcaktuar, por Profeti Muhammed s.a.v.s. tha se ajo bie në njërën prej netëve teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. Pra, ajo mund të jetë nata 21, 23, 25, 27 ose 29 e muajit të Ramazanit. Besimtari duhet ta kërkojë atë përmes lutjeve të sinqerta.

Artikulli paraprakPërsëritje e zgjedhjeve në 9 qarqe
Artikulli tjetërFaqja e pare