Si u vra 27-vjeçari në mes të Tiranës

Një 27-vjeçar u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Tiranë, ndërsa humbi jetën si pasojë e plagëve në spital.

Viktima u identifikua si Mehmet Qema, 27 vjeç, nga Hasi. Nga raportimet mësohet se ai është qëlluar me armë zjarri pistoletë. Krimi ndodhi në rrugën “5 Maji” rreth orës 23:15.

Policia thotë se, rrethanat janë ende të paqarta, ndërsa është shpallur në kërkim Marjus Dema, 27 vjeç si autor i dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema.

Gjithashtu, në kërkim janë shpallur edhe Erlind Peka, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Dyshimet janë se vrasja mund të ketë ndodhur nga pakujdesia. Viktima dhe autori dyshohet se ishin shokë dhe teksa ishin nën shoqërinë e personave të tjerë, dyshohet se arma e mbajtur nga Dema është shkrepur nga pakujdesia dhe për pasojë ka lënë të vdekur 27-vjeçarin Mehmet Qema.

BË ka publikuar videon e momenteve të fundit të 27-vjeçarit Mehmet Qema.

Në video shihet momenti kur autori, 28-vjeçari Marjus Dema, i cili ndodhet në këmbë me armë në dorë, kthehet nga viktima, që ndodhet i ulur në tavolinë, bashkë me pesë shokë të tjerë.

Në çastet e fundit, para se autori ta qëllojë me armë, viktima i bën me dorë, duke i kërkuar siç duket, të heqë armën, para se autori ta shkrepë drejt tij, duke i marrë jetën.

4 16 696x399 1

Exit mobile version