Një efektiv policie e forcave RENEA është arrestuar pasi është kapur me 1 kg kokainë. Raportohet se ai quhet Xhulio Liçi.
Operacioni është zhvilluar nga Policia e Tiranës, ku në pranga kanë rënë edhe 2 bashkëpunëtor të efektivit të RENEA-s. Policia është duke zhvilluar kontrolle edhe në banesat e të arrestuarve.
Policia ka sekuestruar 1 kg kokainë dhe telefonat e tyre, ndërsa janë duke u kontrolluar kontaktet e tyre për zbardhjen e plotë të ngjarjes, destinacionin e saj dhe të përfshirëve të tjerë.