Pak vëmendje për Gjergji Thimon…

Nga Ylli MANJANI

****

Vemendja që kërkohet nuk ka të bëjë me akuzat e Tij ndaj Kryeministrit për trafik ikonash, as me deklarimet e Tij për një arrest të ish emigrantit Edi Rama në Francë, po me një aspekt njerëzor.

Gjergji është invalid cardiopath, i konfirmuar nga shërbimi spitalor në QSUT. Pas diagnostifikimit i bëjnë dhe ndërhyrje kirurgjikale dhe përfundimisht sistemi shëndetësor e konsideron invalid.

Mbi këtë bazë e nxjerrin në KEMP për të blerësuar paaftësinë e Tij për punë dhe për t’u trajtuar si gjithë të tjerët në këtë gjendje me një pension invaliditeti.

KEMP konfirmon:

  1. Diagnozën,
  2. Paaftësinë për punë,
  3. Të drejtën për t’u tratuar me pension invaliditeti.

Poooor, i citojnë një ligj (nenin 35.2 të ligjit 7703), sipas të cilit vërtetë i takon pensioni por nuk përfiton gjë se nuk ke qenë ko tribues në 5 vitet e fundit.

Fakt është që kur u konstatua i sëmurë dhe i paaftë Gjergji sapo kishte dalë nga burgu (sepse kishte sha mbretin)…

Ky është rasti shkurtimisht.

Tani, mund të zgjedhësh ta injorosh ose ta ndëshkosh; ta shash ose ta lavdërosh për ato që thotë, por nuk mund ta dënosh me jetë tjetrin për një gjë që vetë autoritetet thonë se i takon.

E lexova edhe nenin 35 të atij ligji dhe nuk është përjashtues. Në mos të plotë gjysëm pensioni i takon dreqi e mori!

Pak para sa për të blerë ilaçet duhet tja sigurojë ky shtet. Nuk mund të trajtohen kështu, deri në këtë pikë, njerëzit që kundërshtojnë pushtetin.

Dakord e burgosën, po smund ti marrin edhe jetën!!!

Kam ende besim se Sigurimet Shoqërore do bëjnë diçka, për Gjergji Thimon, jo si denononcues por si qytetar në nevojë.

Kam ende bindje se edhe vetë Edi Rama është dakord që Gjergji Thimo ta marrë atë pension që në fakt i takon.

Exit mobile version