Teuta, kampione pas 27 vitesh!

Teuta e Durrësit është kurorëzuar kampion i Shqipërisë pasi që ka mundur në ndeshjen e fundit Apoloninë me rezultat të thellë, 6-1. Në luftë për titull deri në fund ka luftuar edhe Vllaznia e Shkodrës që mposhtën Laçin, por që kjo fitore nuk mjaftoi që ata të shpallën kampion. Teuta do ta përfaqësojë Shqipërinë në Ligën e Kampionëve kurse Vllaznia dhe Laçi do të luajnë në UEFA Conference League  

Teuta e Durrësit është shpallur edhe zyrtarisht kampion i sezonit 2020/21 në Shqipëri, në një sezon që pati plot ngritje e rënie dhe u desh java e fundit që të dihet kampioni. Së ishte kështu u desh ndeshjet e fundit që të përcaktohet fituesi.

Teuta Durrës-Apollonia 6-1

Teuta Durrësit ishte paraparë që të fitonte në këtë ndeshje me Apoloninë e Fierit të cilët tashmë janë konfirmuar si skuadra që do të largohet nga Kategoria Superiore. E tërë ndeshja kaloi me dominim të Teutës ku shënoi Bregu dhe Villa që në fillim të takimit. Bregu shënoi në minutën e 16-të dhe Villa në të 27-ën. Apollonia arriti që ta ngushtoi epërsinë në minutën e 34-të me Mihanën me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë Teuta do të shënonte edhe tre gola. Bregu do të shënonte dy gola për ta kompletuar het-trikun, një në minutën e 50-të dhe tjetrin në të 65-in nga penalltia. Ndërkohë Apllonisë do t’i largoheshin dy lojtarë me kartona të kuq, Repaj në minutën e 53 dhe Sota në minutën e 64-të. Arapi shënoi golin e pestë në minutën e 77-të derisa fatin e këtij takiumi e vulosi Sebino Plaku në minutën e dy shtesë të takimit.

Vllaznia – Laçi 2-0

Vllaznia e ka fituar ndeshjen e fundit kundër Laçit me rezultat 2-0 por që nuk i ka mjaftuar që të shpallet kampion në Kategorinë Superiore në Shqipëri. Vllaznia e Shkodrës arriti që të shënoi gol në minutën e 26-të të ndeshjes me anë të Markut, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë. Dilaver do ta dyfishonte epërsinë për Vllazninë në pjesën e dytë për të përfunduar kështu kjo ndeshje me rezultat finale 2-0. Vllaznia do të luajë në UEFA Conference League sezonin e ri pasi që ka përfunduar në vendin e dytë më 66 pikë, po aq sa ka edhe Teuta Durrës që ka golëdallim dhe rezultate më të mira direkte me Vllazninë.

Ndërkohë nga Kategoria Superiore ka rënë Bylis dhe Apolonia Fier, ndërkaq Kastrioti do të luajë në barazh.

Rezultatet e xhiros së fundit në Kategoria Superiore

Bylis – Partizani 2-4

KF Tirana – Skenderbeu 3-1

Kukësi – Kastrioti 1-2

Teuta – Apollonia Fier 6-1

Vllaznia – Laçi 2-0

Tabela

teuta 1

Exit mobile version