Këshilli Bashkiak Tiranë vendosi sot heqjen e abonesë së përgjithshme të transportit qytetës për 3 muaj.
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi shkruan në një reagim në Facebook se, ky vendim është një akt i radhës kundër interesit publik, për të favorizuar klientët e Erionit.
Postimi i Belind Këlliçit
Këshilli Bashkiak Tiranë vendosi sot heqjen e abonesë së përgjithshme të transportit qytetës për 3 muaj.
Një akt i radhës kundër interesit publik, për të favorizuar klientët e Erionit.
Them klientët sepse Erion Veliaj i tillë është, me goxha klientelë.
Vendimi është marrë me kohë, por zgjedhjet e 25 prillit “e penguan” kryepatronazhistin e bashkisë.
Akti i sotëm është rezultat i zgjedhjeve.