Anëtarët e këshillit të bashkisë Vlorë kërkojnë mbledhje jashtë radhe të këshillit të bashkisë.
Në mbledhje kërkohet ballafaqim me kryetarin e bashkisë Dritan Leli ndërsa kërkohet edhe prezenca e kryeministrit Edi Rama.
Nga sa shikohet mungojnë disa këshilltarë që nuk kanë firmosur për zhvillimin e kësaj mbledhje. Në ditët e fundit ka pasur reagime kundra Dritan Lelit madje edhe nga deputete të dalë nga zgjedhjet e datës 25 prill nga PS.
Kujtojmë se mes kryeministri Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka pasur përplasje të vazhdueshme. Këto përplasje u tensionuan akoma më shumë vetëm pak javë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku u raportua se pati një debat të ashpër mes Ramës dhe Lelit. Përplasja u tha se erdhi pas refuzimit nga ana e Lelit, të propozimit të Ramës për të lënë mandatin e kryebashkiakut dhe përfshirjes së tij në listën e kanidatëve për deputet.
Kërkesa e anëtarëve të Këshillit Bashkiak: