Ambasadorja e Holandws, Guusje Korthals Altes, e pranishme në Shkodër në një ekspozitë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, e pyetur nëse është gati Shqipëria që të jetë pjesë e unionit deklaroi se, Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë sa i përket anëtarësimit në BE dhe më pas mund të ketë një përgjigje.
Ambasadorja Altes u përgjigj shkurt duke mos dashur që të japë shumë komente rreth kësaj çështjeje.
“Shumë faleminderit për pyetjen. Në këtë moment Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë”, tha ajo.
Ambasadorja holandeze foli edhe për problemin e trafikimit të qenieve njerëzore duke thënë se institucionet ligjzbatuese në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë më shumë në mënyrë që të marrë fund fenomeni i pandëshkueshmërisë për trafikantët.
Ajo theksoi se kjo nuk është çështja vetëm e viktimave, por është përgjegjësi e të gjithë komunitetit për ta pranuar dhe adresuar si një fenomen që ndodh.
Atles deklaroi se, Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë sa i përket anëtarësimit në BE dhe më pas mund të ketë një përgjigje. Më tej ajo nuk dha detaje të reja rreth kësaj çështje.