Kryetari i PD në detyrë, Lulzim Basha pas Shkodrës ka zhvilluar takime me strukturat e PD-së në Pukë, Vaun e Dejës dhe në Malësi të Madhe.
Basha në Pukë tha se, sa më i madh bëhej bashkimi ynë, aq më e madhe ishte masakra zgjedhore. Dhe këtu, kombinimi i kësaj masakre zgjedhore ka tre emra, të paktën tre autorë, secili prej tyre përfaqësues i të paktën një prej instrumenteve që u përdor në Pukë e mbarë Shqipërinë: Tom Doshi, figurën e njohur të krimit dhe të korrupsionit, Benet Beci, bankomatin me të cilin vota shkoi deri në 300 euro dhe Mark Froku dhe rrjeti i tij kriminal që bëri shpërndarjen e këtyre parave për të blerë mjerimin e mbjellë në çdo sofër pukjane.
“Miqtë e mi, kudo në Shqipëri, në të gjithë periudhën pararendëse më 25 prill dhe madje dhe pas 25 prillit, procesi ligjor në KQZ dhe në Kolegj, zhvillohet një masakër zgjedhore. Termi masakër zgjedhore, nuk do të thotë thjesht vjedhje votash, as thjesht blerje votash, por është një katalog i plotë i shkeljes së çdo rregulli, të çdo ligji, të çdo neni, të kushtetutës, të kodit zgjedhor, të kodit penal, e të kodeve e ligjeve të tjera të republikës, është katalogu i plotë i qindra dhe i mijëra trukeve, hileve të përdorura nga çdo instrument i shtetit. Nga policia e bërë njësh me bandat që në vend që të bënte detyrën e të zbatonte ligjin, e të mbronte votat, e të mbronte qytetarët dhe të ndëshkonte blerësit e votave dhe kriminelët, në rastin më të mirë i përshëndesnin dhe në rastin më të keq i mbronte ata. Por nuk ishte vetëm policia, çdo institucion. Nga kadastra e legalizimet, tek drejtoritë rajonale të arsimit e të bujqësisë. Nga legalizimet për vota, tek ndërtimet pa leje për vota. Nga tolerimi i hashashit për vota, tek punësimet e shpunësimet për vota, jo vetëm në sektorin publik, por dhe në sektorin privat, tek kontraktorët privat të shtetit.
Siç e ka thënë vet fare qartë në raportin e vet paraprake misioni i OSBE-ODHIR, blerja masive e votës dhe shkrirja e shtetit me partinë në pushtet janë dy tiparet kryesore të procesit dhe të masakrës të 25 prillit. Por kurrkund nuk është dukur më qartë se si kanë funksionuar bashkërisht të gjithë këto element sesa këtu në Pukë.
Po ky është një tregues se me çfarë tmerri u fut në fushatë dhe padiskutim arsyeja kryesore e këtij ankthi ishte sepse ne ja dolëm në Pukë dhe në mbarë Shqipërinë të ndërtonim koalicionin më të gjerë dhe se kam fjalën vetëm për koalicionin politik, që siç e dini është më i madhi ndonjëherë në 30 vite pluralizëm, por e kam fjalën për atë koalicion që bëmë me shoqërinë, me grupet e interesit, pjesë e programit të vizionit tonë që u shndërrua në kontrata dhe që dhanë garanci qytetarëve shqiptarë se në betejën e 25 prillit nuk po futeshim për karrigen time, as për karriget tuaja, por po futeshim për të ndryshuar fatin e Shqipërisë, fatin e shqiptarëve, të dëshiruar për ndryshim pas 8 vitesh lëngate nën këtë regjim.
Sa më i madh bëhej bashkimi ynë, aq më e madhe ishte masakra zgjedhore. Dhe këtu, kombinimi i kësaj masakre zgjedhore ka tre emra, të paktën tre autorë, secili prej tyre përfaqësues i të paktën një prej instrumenteve që u përdor në Pukë e mbarë Shqipërinë: Tom Doshi, figurën e njohur të krimit dhe të korrupsionit, Benet Beci, bankomatin me të cilin vota shkoi deri në 300 euro dhe Mark Froku dhe rrjeti i tij kriminal që bëri shpërndarjen e këtyre parave për të blerë mjerimin e mbjellë në çdo sofër pukjane.
Në asnjë vend tjetër, ose në pak vende të tjera është shtruar mjerimi në sofrat e njerëzve si në Pukë dhe Fushë-Arrëz. I vetëdijshëm për këtë, i vetëdijshëm se ky mjerim do të ishte një nga arsyet kryesore që shqiptarët jo vetëm të hakmerreshin për 8 vite padrejtësi e mund në kurrizin e tyre, por dhe të ndiqnin programin tonë, vlerat tona, propozimet tona, masakra zgjedhore në Pukë mori dimensione dramatike të një tragjedie të vërtet. Po përball kësaj nuk mundoi për asnjë çast qëndresa juaj, nuk mungoi beteja e demokrateve dhe demokratëve pukjanë nga mëngjesi deri në darkë. Dhe për këtë fjalët e mirënjohjes nuk mjaftojnë.”
Kurse në takimin që mbajti në Vaun e Dejës, Basha theksoi:
“Prej vitesh e jo më javësh e muajsh jeta e gjithsecilit prej jush dhe familjeve tuaja, normaliteti juaj është shkatërruar nga dyshja Rama-Doshi e cila kurrë nuk ka ditur as nuk ka dashur ta pranojë realitetin e pluralizmit dhe të kundërshtarit politik por ju ka trajtuar gjithmonë si armiq. Qëllimi dhe kësaj radhe ishte t’ju gjunjëzonte, ishte t’ju poshtëronte, ishte t’ju nënshtronte por nuk ja doli.
Nuk ja doli sepse në Vaun e Dejës trimëria, fisnikëria, mençuria dhe bashkimi i demokratëve i dhanë përgjigjen e merituar. Nuk ja doli sepse banorët e Vaut të Dejës besuan se beteja nuk bëhej thjeshtë midis tyre dhe nesh, për karriget e tyre apo për karriget tona po sepse beteja në fakt bëhej për ta, për fëmijët e tyre, për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Vëllezër dhe motra, kjo masakër zgjedhore, nuk është thjesht dhe vetëm një krim i rëndë para Shqipërsë dhe shqiptarëve, ky është një moment historik për nga rëndësia, sepse me 25 prill në Shqipëri faktikishtë është asgjësuar demokracia pas 31 vitesh rruge, rrugëtimi, sfidash dhe zigzagesh, pasi kanë rënë të gjitha institucionet”, u shpreh Basha.