Basha: Të bashkuar me shumicën e shqiptarëve do të largojmë regjimin e pakicës Rama-Doshi!

Basha takim me demokratët e Njësisë 6: Të bashkuar me shumicën e shqiptarëve që në 25 prill votuan për ndryshimin do të largojmë regjimin e pakicës Rama-Doshi

Basha: Kjo garë është provë e vlerave tona dhe e gatishmërisë tonë për të vazhduar bashkë betejën për të përmbushur aspiratën e njerëzve për ndryshim

Dega 6 dhe 16

Faleminderit zoti kryetar i degës 6! Zoti kryetar i komanduar i Unazës së re, i degës 16, zoti drejtues politik, kryetar i Forumit Rinor i Partisë Demokratike, drejtues të Partisë Demokatike, anëtarë të kryesive të të dy degëve, zonja përfaqësuese të Lidhjes Demokratike të Gruas, përfaqësues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, është një kënaqësi e jashtëzakonshme të ndodhem në mesin tuaj sot dhe ju falënderoj nga zemra për këtë mikpritje të ngrohtë.

Në këtë taim që vjen pas një pëpjekjeje dhe një beteje dhe një sakrifice vetmohuese të gjithsecilit prej jush këtu në këtë sallë dhe të qindra e mijëra demokratëve që përfaqësoni, të mijara qytetarëve që ju ndoqën ju kapitenët e kësaj beteje edhe përkundër masakrës zgjedhore e cila u derdh me gjithë egërsinë e saj mbi Shqipërinë, mbi shqiptarët por mbi të gjitha mbi ju, mbi demokratët, mbi drejtuesit e kësaj beteje, mbi ata të cilët patën kurajon të ngrihen që në ditët e para të aferës tek Unaza e Re, me ata që u qëndruan në krah pavarësisht se jo drejtpërdrejtë të prekur në shtëpitë apo në familjet e tyre që përjetuan dhunimin, brutalitetin, arrogancën, korrupsionin, maskarallëkun dhe poshtërsinë e një regjimi që tashmë ka dal hapur para Shqipërisë, që nuk ka asnjë lidhje me qeverisjen njësoj si 25 prilli, nuk ka lidhje me demokracinë.

Por vëllezër dhe motra, i gjithë terrori dhe brutaliteti i kombinuar i shtetit dhe i bashkisë së Tiranës, i bandave dhe karteleve të drogës që qëndronin mbrapa aferave korruptive të unazës dhe të devijimit të Lanës, nuk ju gjunjëzoi, përkundrazi, beteja për Unazën e Re njësoj si shumë beteja dhe sakrifica të tjera të këtyre katër viteve, farkëtuan shpirtin e qëndresës tek demokratët, farkëtuan vendosmërinë dhe vetëdijen se ne nuk jemi thjesht dhe vetëm një parti politike, por ne jemi e vetmja familje politike që ka lindur, qëndron e do të qëndroj për një arsye, për t’i shërbyer Shqipërisë, për t’i shërbyer shqiptarëve, për t’i shërbyer demokracisë, për t’i shërbyer të drejtës.

Ishim të vetëdijshëm për pabarazinë e betejës. Ishim të vetëdijshëm që nga momenti i rafshimit të marrëveshjes së 5 qershorit. Ishim të vetëdijshëm po kështu se kë dhe çfarë kishim përballë, por miqt e mi, mund ta themi me gojën plotë se 25 prilli ka hyrë tashmë në histori si një ngjarje tashmë e dy përmasave.

E para, kurrë më parë më parë në 30 vite demokraci me gjithë krizat e saj, përmasat e masakrave zgjedhore nuk kanë qenë të tilla si të 25 prillit. Qoftë në volumin e të keqes, qoftë blerje votash, dhunim, shantazh, kërcënim, shpunësim, qoftë në katalogun e padrejtësive duke filluar nga rikthimi në jetë i praktikave të sigurimit të shtetit përmes vjedhjes dhe përdorimit e të dhënave personale.

E pra kësaj beteje njësoj si për përballjeje në netët më të fotohta, me brutalitetin policor tek Unaza e Re ne iu kundërvumë vetëm me fuqinë e shpirtit tonë me duart bosh pa asnjë pushtet institucional, formal apo fizik. Por ama me pushtetin më të madh që zoti mund t’i falë njerëzve të mirë, me pushtetin moral të një familje politike që e ka dhe e ruan me krenari vetëdijen se ka lindur nga lëvizja e dhjetorit, se ka përmbysur komunizimin, se ka sjellë demokracinë, se ka luftuar për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e njeriut se i ka sjellë Shqipërisë etapa të rëndësishme të rrugëtimit të saj, që nga antarësimi në Këshillin e Europës, tek antarësimi në NATO, që nga heqja e viziva, tek marrja de fakto e statusit kandidat, që nga investimet në infrastrukturë tek dyfishimi i rrogave për mësues e kategori të tjera, për pensionistët, dhe zhvillimi ekonomik, dhe investime të huaja si askush tjetër.
Jo më kot të gjitha këto arritje të Shqipërisë, për Shqipërinë, të shqiptarëve për shqiptarët, mbajnë vulën tuaj, mbajnë vulën e demokratëve, mbajnë vulën e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Por katalogu i kësaj masakre zgjedhore i ka tejkaluar absolutisht gjithçka që është parë e dëgjuar në këtë vend dhe ka arritur me gjithë deklarimin e makinërisë shtetërore, me derdhjen lum të buxhetiti të shtetit përmes çdo institucioni shtetëror, me legalizime për vota siç u kapën whatsapp e Belinda Ballukut dhe grupit kriminal që ajo kishte ngritur. Po ashtu u kapën grupe që kishin funksionuar anembanë Shqipërisë.

Fakti që sot ndodhemi në kushtet e një regjimi ka të bëjë me të zezën më të madhe që Edi Rama ka bërë gjatë gjithë jetës së tij të gjatë e të zezë politike për vendin dhe për shqiptarët. Me 25 prill përkohësisht përmes këtyre mekanizmave është ndalur aspirata e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshim.

Me 25 prill përkohësisht ka rënë demokracia, ka rënë demokracia dhe këtë dueht ta themi me gojën plot sepse demokraci nuk është një koncept abstrakt, por është vullneti i shumicës. Kur vullnetit të shumicës i mbivendoset dhuna, tjetërsimi, mekanizmat e shtetit, të bandave, të pakicës atëherë nuk ka demokraci. 25 prilli nuk është dita ku shumica vendosi, por është dita kur përdhunshëm mekanizmat e Edi Rames e Erion Veliajt dhe bandave dhe ologarkëve të tyre morën peng këtë vullnet, moren peng zhvillimin, morën peng ëndrrën pë ndryshim. Janë të vetëdijshëm për këtë krim, janë të vetëdijshëm për at çfarë i kanë shkaktuar shoqërisë, vendit dhe demokracisë.

Ndaj menjëherë pas kësaj masakre janë hedhur me një makineri te sofistikuar propagande në agresion sërish ndaj Partisë Demokratike. Sepse përtej masakrës zgjedhore, përtej blerjes masive të votës, përtej dhunës sistematike ndaj aktivistëve tanë, ne jo vetëm nuk u zvogëluam, por u rritëm dhe këtu s’e kam fjalën vetëm për rritje numerike që është e faktuar në degët që ju mbuloni, në KZAZ-te që ju mbuloni. Nuk e kam fjalën as për rritjen e madateve formalisht sepse ato nuk reflektojnë rritjen e vërtetë, e kam fjalën për rritjen morale, e kam fjalën për faktin që në këtë betejë ata dolën me horra, me kriminelë, me njerëz të korruptuar, me shukun e parave që ua vodhën duke varfëruar dhe duke zbrazur tavolinat e shqiptarëve për t’ju blerë mjerimin sa më lirë.

Ata dolën me një shtet të kapur deri në rrënjë ndërsa ne dolëm në këtë betejë me të vërtetë pa asnjë pushtet insituticional, por me njerëz të ndershëm në krah, ne dolëm me pastërtinë e zemrave tona me një program më të mirët të hartuar ndonjëherë në Europën post komuniste. Një program i cili mori formë përmes kontratave të nënshkruara 12 prej të cilave publikisht e mbi 18 të tjera që nuk arritëm dot as t’i bëjmë publike me çdo grip interesi. Natyrisht kujtoj këtu edhe kontratën me banorët e Unazës së Re e cila qëndron e do të qëndrojë deri në rrëzimin e regjimit, rrëzim që do t’i hapë rrugë patjetetër çuarjes në fund të misionit tonë për ndryshimin e Shqipërisë.

Logjika lineare pozitive do të thotë që ky, padiskutim ishte dhe fundi i garantuar i regjimi që vetëm dy kontrata ka pasur 8 vjet. Një me oligarkinë dhe një me krimin e organizuar. Por, siç e dini fare mirë, në kurrizin tuaj nuk ka logjikë lineare me Edi Ramën. Edi Rama nuk është kundërshtar politik, ai tashmë është faktuar edhe në kuptimin ligjor si armik i betuar i demokracisë, si armik i betuar pra i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.

Sa më shumë rritej dhe zmadhohej aleanca jonë me shoqërinë aq më shumë shtohej dhe rritej ankthi i Edi Ramës dhe bashkë me të rritej edhe shtohej katalogu i dhunimeve dhe i masakrës zgjedhore duke marrë përmasa që do të ishin qesharake në qoftë se nuk do të ishin kaq tragjike për vendin, si deri te karantina e orëve të fundit për të ndaluar emigrantët për të votuar në qarqet kufitare me Greqinë.

Këtij zhgenjimi, këtij mosbesimi, këtij dëshpërimi të javëve të para, po kështu kam parë ti lê vend dalëngadalë zemërata. Zemërata që akoma e lexoj në sytë e demokratëve dhe të shqiptarëve për padrejtësinë e 25 prillit. Dhe pas zemëratës, vendosmëria. Vendosmëria për të mos u përkulur, sepse kjo është e fundit gjë që më shkon në mend mua dhe e di që është e fundit gje që i shkon në mendje çdo demokrateje dhe çdo demokrati që ka vendosur të jetë në këtë familje politike jo për për privilegje, jo për karrige, por për sakrificê dhe për shërbim. Për shërbim ndaj Shqipërisë dhe shërbim ndaj shqiptarëve.

Vëllezer dhe motra, tre janë elementët kryesorë pse përkundër kësaj masakre jemi sot më të mëdhenj, më të fortë dhe më të bashkuar sesa hymë në këtë betejë. Arsyeja e parë dhe kryesore është se pavarësisht prej mosmarrëveshjeve dhe pakënaqësive që janë normale në çdo familje politike, ju ditët t’i sheshonit ato dhe të futeshit në betejë të bashkuar. Anti-vlerave të Edi Ramës nuk iu pergjigjem me këtë betejë dhe kjo është arsyeja e dytë sepse masakres zgjedhore të 25 prillit Partia Demokratike i rezistoi jo thjeshtë duke qendruar, por duke u rritur dhe forcuar. Arsyeja e tretë eshte padiskutim programi për të cilin ju fola, por unë besoj se asnjë prej këtyre të trejave në vetvete apo të treja bashkë, nuk kishin për të mjaftuar po mos të kishim një arsye tjetër, më të madhe.

Si është e mundur, pra, në kushtet e masakrës zgjedhore, me një regjim që bëri gjithçka, besimi tek Partia Demokratike nuk u ul por u rrit dhe po mos të ishte për masakrën zgjedhore do të sillte përmbysjen e regjimit. Sepse i bindëm shqiptarët jo me fjalë por me vepra, me sakrificën tonë që këtë betejë nuk e bëjmë për veten tonë, nuk e bëjmë për karrigen time, nuk e bëjmë për karriget tuaja por e bëjmë për ta e do të vazhdojmë ta bëjmë për ta. 25 Prilli nuk ka sjellë asnjë zgjidhje për Shqipërinë, nuk i është përgjigjur asnjë pyetjeve të shqipëtarëve. I ka zmadhuar dilemat dhe pikëpyetjet që ata kishin, i ka bërë dhe më të mëdha dhe më të thella plagët e para 25 Prillit. Përgjigjja ime e vetme për këtë, janë sakrificat dhe betejat që kemi zhvilluar. Nëse do kishim vëzhguar nga larg vuajtjen dhe tmerret e Unazës së Re. Nëse nuk do kishim qëndraur në krah të tyre dhe të artistëve të teatrit. Nëse nuk do kishim jo thjesht parë, vëzhguar, evidentuar por ndjerë në gjoksin tonë dhimbjet e familjeve shqiptare ku kemi trokitur derë më derë këto 4 vite. Nëse nuk do kishim bërë për ta gjithçka duke përfshirë edhe sakrificën finale që mund të bëjë kjo opozitë, dorëzimin e çdo privilegji, djegien e mandateve dhe daljen në shesh me ta për ta, ne nuk do ishim futur në këtë betejë me kokën lart por duke u zvarritur si fasadë e një regjimi

Njisoj si 31 marsi i ’91, 25 Prilli ishin zgjedhje pa zgjidhje. Tani në këtë stacion duhet të kemi vetëdije se barra jonë është e dyfishtë. Akoma ne mbajmë mbi supe barrën për ndryshim. Ndryshimin për të cilën shqiptarët votuan që e deshën me 25 prill dhe e duan sot akoma më shumë. Por tani më edhe barrën për të luftuar për demokracinë përkohësisht të asgjesuar me 25 prill. Beteja për demokraci kërkon kurajo, kërkon vetëdije, kërkon bashkim, kërkon besim tek njëri tjetri, kërkon ta organizojmë atë shumicë të cilës me 25 prill i është imponuar pakica. Dhe këtë mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë duke qëndruar të bashkuar, duke ruajtur vetëdijen për atë çfarë arritëm me 25 prill përkundër masakrës zgjedhore, duke treguar gadishmërinë për të përmirësuar, korrigjuar, shtuar ato që ka nevojë dhe që janë në dorën tonë t’i bëjmë. Dhe mbi të gjitha duke mos harruar se në betejën dhe në rrugën që na pret prap se prap kyci i suksesit do të jetë nëse do të jemi në gjendje përsëri ti marrim me vete shqiptarët dhe ti bindim se beteja që do të vazhdojmë deri në fund po bëhet për ta dhe jo për karriget tona.

Ndërkohë që në kampin kundërshtar shoh që nuk i qesh buza. Ndaj janë rikthyer trukeve dhe hileve të vjetra. Me një dorë godasin demokratët, godasin këdo që ka marrë pjesë në fushatë dhe dorën tjetër bën sikur ma shtrin mua. Kjo s’është thjesht pafytyrësi, kjo është kriminale. Dy qëndrime të prera dhe të pandryshueshme, të cilat për mua janë ABC-ja e rrugës që duhet të ndjekim për ta shpëtuar Shqipërinë nga kjo harbutëri e përbindshme, nga ky rrëgjim dhe i pari i saj. E para, 25 Prilli është masakër zgjedhore, nuk mund dhe nuk do të njihet e nuk do të pranohet kurrsesi si një rezultat legjitim dhe si një shprehje e vullnetit të shqiptarëve. Dhe e dyta, autori i kësaj masakre, nuk mund t’i shtrijmë dorën, por mund t’i ofrojmë të vetmin gjë që meriton dhe që i jep çdokush që ka një fije qytetërimi dhe përgjegjësie para shoqërisë dhe para kombit, betejë deri në fund.

Sot në kushtet e një gare të brendshme, njw garë e cila është një tjetër provë e vlerave tona, e vlerave të demokracisë, e vlerave të respektit për konkurencën, për debatin. Të gjithë duhet të jemi krenar me këto vlera dhe ky është një avantazh i padiskutueshëm për të cilin nuk duhet të fshihemi por duhet ta shpalosim para shqiptarve si një garanci më shumë, sepse jemi të gatshëm dhe gati për të administruar daljen nga kriza dhe për të përmbushur aspiratat e tyre për ndryshim. Por disavantazhi qëndron në faktin se dorëzimi përballë atyre që 25 Prillin nuk e konsiderojnë masakër zgjedhore por një fitore të Edi Ramës, mund të mbjellë nja tjetër farë përçarje në gjirin e një familje që ka dalë e bashkuar nga kjo betejë.

Nxitimi i ndokujt, i ndonjë mendje të turbulluar nuk mund të përbëjë arsye për t’i rënë me shqelm sakrificës prej secilit prej jush në këtë sallë dhe të mijëra demokratëve anembanë Shqipërisë. Nuk mund të përbëjë arsye për të shkatërruar atë që kemi ndërtuar sëbashku. 25 prilli duhet të na bashkojë, 25 prilli është masakër zgjedhore dhe çdo qëndrim tjetër është i papranueshëm. Është i paparanueshëm jo për mua, por sepse është e vetmja farë nga mund të mbijë fidani i përçarjes tek i cili shpreson të kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës Edi Rama dhe regjimi i tij. Nëse jemi të vetëdijshëm për arritjet përkundër kësaj masakre, nëse jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për të bërë edhe më të madh bashkimin e shqiptarëve dhe për ta organizuar shumicën në këtë betejë, atëherë nuk ka shans që të shuhet shpresa, flaka e shpresës që keni ndezur në shpirtrat e shqiptarëve që dy vite më parë dukej e venitur, përkundrazi ajo do të rritet siç do të rritet zemërata e tyre edhe vendosmëria e tyre, edhe gatishmëria e tyre për të na ndjekur në betejën për demokracinë dhe nuk ka shans dhe nuk ka forcë të na ndalë në këtë betejë e në atë që historia na mësoi është rezultati i pashmangshëm i saj. Jo rënia e Shqipërisë, jo rënia e shqiptarëve, jo rënia e demokracisë por largimi i kësaj bande plaçkitësish një orë e më parë.

Shijak

Qarku i Durrësit në tërrësi ka patur dy veçori dhe këto spikatin pothuajse në përmasa të barabarta si në bashkinë e Durrësit, ashtu dhe në atë të Shijakut, në të Krujës, në të dyja degët ku është ndarë bashkia e Krujës, të Fushë Krujës dhe të Krujës. E para ka qenë fakti që kemi ardhur nga zgjedhjet e vitit 2017, po kështu të zhvilluara në kushtet e shkeljes sitematike të kodit zgjedhor, të blerjes sistematike të votave, por në rastin e Durrësit u kapën. Nuk u kapën si në rastin e Dibrës për shkak të informacioneve të brendshme që çuan pastaj në dosjen 184, po u kapën nga përgjimet nga operaionet e anti-narkotikës, shefat e narkotikës duke fol me shefat e qeverisë.

Pasi e publikoi Bildi u bënë tem në parlamentin europian, parlamentin gjerman, komisionin europian dhe sot që flasim, këtë ditë që flasim dosja 339 e përgjimeve të Durrësit dhe të Shijakut, është një nga 15 kushtet pse Shqipërisë nuk i hapen negocitat për anëtarësimin. Kush është i pari në atë dosje, e dini të gjithë. Se mund të themi Dako, apo dikush tjetër, i pari në atë dosje është Edi Rama. Sikundër koka e të keqes, me të gjithë procesin e masakrës zgjedhore të 25 prillit është prapë Edi Rama. Pra, veçoria e paë është që vimë në një qarkë ku jo vetëm ka ndodhur ajo që ndodhi në fakt në të gjithë Shqipërinë në 2017, po dhe është provuar, siç është provua dhe ka dal huq të paktën deri tani, edhe drejtësia e dal nga reforma e 2016-ës që akoma s’ka çuar një politikan të vetëm nga ata të dosjes 339, prapa hekurave. Përundrazi, Vangjush Dako bënte fushatë haptazi, shkonte dhe në qendrat e numërimit bashkë me Ardian Çelën.

Dhe këtu vijmë tek veçoria e dytë që Shijaku dhe i gjithë qarku i Durrësit e tregon që është ndërthurja e tre elementëve: e partisë të bërë njësh me shtetin në formën e politikanëve dhe drejtuesve të institucioneve. Ardian Çela është drejtor i OSHE-së, një nga kompanitë më të fuqishme publike të shtetit, sigurishtë dhe një nga figurat më të errëta të korupsionit. De jure drejtor i fushatës, sepse de facto dihej që drejtor mbeti Gjushi. Se nga Gjushi nuk ndahet dot Rama. Më përpara nuk ndaheshte dot se e kishte bankomat, tani nuk ndahet dot sepse ato që i lidhin me njëra-tjetrën, po ra njëri në Erzen e merr dhe tjetrin me vete. Pra, këtu në Shijak përballja ka qenë njësoj si në të gjithë Shqipërinë, me fenomenin e shtetit të bërë njësh me partinë.

Ajo që i vuri kapakun në Shijak e në Durrës, për një javë shpërndanë 89 herë më shumë lekë për dëmet e tërmetit sesa ç’kishin shpërndarë në 15 muaj. Pa asnjë drejtësi, se nuk e dimë nëse DS1 ka marrë DS1, apo DS5 ka marrë DS1, i ndikoi, i dhunoi, i bleu qindra mijëra familje anembanë qarkut të Durrësit dhe në qarqe të tjera të dëmtuara nga tërmeti. Gjithësecili prej jush të çohet këtu dhe të përshkruaj me penelata shumë më të ndezura se e keni parë me sytë tuaja se çfarë ka ndodhur në Shijak, se çfarë ka ndodhur në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë. Prandaj termi masakër zgjedhore është minimumi. Në fakt më 25 Prill është vrarë demokracia.

1 19

Exit mobile version