“Euro 2020” nis me sfidën Itali-Turqi

Gjithçka është gati për “Euro 2020”.

Italia do të sfidojë sonte Turqinë në “Olimpico” të Romës për të nisur kështu zyrtarisht Kampionati Evropian, për të cilin mezi po presin tifozë nga e gjitha bota. Në Grupin A me Turqinë dhe Italinë gjenden edhe Uellsi dhe Zvicra e Shaqirit, Xhakës e Mehmedit.

Sfida do të nisë nga ora 21:00, derisa dy orë para takimit të për në Kampionatin Evropian, do të jetë ceremonia zyrtare për “Euro 2020”.

I famshmi Andrea Bocelli do të këndojë legjendaren “Nessun Dorma”, ndërsa në skenën që do të improvizohet në barin e “Olimpico” do të ngjitet edhe shqiptari, Ermal Meta.

40-vjeçari shqiptar do të këndojë “Uno”. Kënga është pjesë e albumit të ri “Tribu Urbana”, teksa një muaj më parë u publikua edhe videoklipi.

Pas ndeshjes me Turqinë, Italia, njëri prej favoritëve, në Grupin A do të ketë punë edhe me Uellsin dhe Zvicrn e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës e Admir Mehmedit.

Exit mobile version