Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese për Teatrin, çfarë pritet të ndodhë

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca e radhës për ligjin e Teatrit. Gjatë seancës, gjykata ka tërhequr vëmendjen ndaj përafaqësuesve të qeverisë pasi nuk kanë paraqitur në afatin e duhur provat e kërkuara nga presidenca.

Si pasojë edhe Gjykata Kushtetuese i ka përcjellë me vonëse drejt presidencës provat e kërkuara. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i presidencës, Bledar Dervishaj, është shprehur se nuk janë administruar provat që ka kërkuar Presidenti i Republikës.

SEANCA NË GJYKATËN KUSHTETUESE PËR TEATRIN

Gjykata: Ju dhamë kohë qeverisë për të sjellë dokumente. Nuk i sollën në afatet e përcaktuara nga gjykata. Edhe Presidencës ja kemi përcjellë jashtë afatit. Tërheqim vëmendjen e të gjithëve për mosrespektimin e afateve.
Bledar Dervishaj, Presidenca: Rezulton se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi Presidenti i Republikës.

Artikulli paraprakPS gjyq publik kryebashkiakut të Vlorës, Leli manovër për t´i shpëtuar kurthit të Ramës
Artikulli tjetërPër ata që i thërrasin “Fitore” dështimit tragjik me Covid-19