Reagim i FRPD Vlorë
Në vazhdën e trashëgimisë së etërve të tyre xhelat; në vazhdën e “ekzekutimit” të armiqve partiak, në ngjashmëri totale me baballarët e tyre, mëkatarët dhe të pamëshirshmit në pushtet zgjedhin Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, për ta shndërruar mizorisht në arenën e planeve të sojit të tyre.
Zgjedhin vatrën e dijes dhe shkencës, universitetin, për përdorimin diabolik të “ngrënies së njëri-tjetrit”, duke treguar se nuk njohin asnjë limit etik apo moral.
Kaq mjeran dhe te dëshpëruar janë brenda sojit e sorollopit të llojit të vet saqë në ditët ku Vlora ka nevojë më shumë se në çdo pjesë tjetër të vitit për vëmendjen vendore dhe qendrore, argatët e sektit zgjedhin të bëjnë gjyqe ndaj “kokave te njëri-tjetrit”.
Zgjedhin universitetin, për lojrat e tyre të pista, në ditët ku çdo student ka nevoje për përdorimin logjistik dhe konsultativ në çdo ambient universitar.
Në emër të çdo studenti, të riu dhe të reje ju bejmë thirrje ti heqin tentakulat helmuese ndaj shenjtërisë së universitetit dhe mos ta përdhosin tempullin e së ardhmes.