Rama-juristes së arbitrazhit: Lër një takim me mua…

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një bashkëbisedim online, me disa prej aplikantëve të nismës “Gati për Shqipërinë”, ku u njoh me idetë e secilit prej tyre.

Në mesin e aplikantëve, ishte edhe një vajzë Blerina Xheraj, e cila jeton në Londër dhe kishte mbaruar studime juridike, e specializuar për çështjet e arbitrazhit.

Xheraj me provojat e saj ka tërhequr vëmendjen e Kryeministrit, i cili pasi e dëgjoi menjëherë i ka kërkuar që të bëjnë bashkë një takim.
Blerina Xheraj: Unë jam Blerina Xheraj, jam një juriste e specializuar në të drejtën Ndërkombëtare, të drejtën e Bashkimit Europian, konfliktet normative dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Kam punuar 10 vite në fushën e arbitrazhit, arbitrazhit të investimeve, arbitrazhit detar dhe atij komercial.

Edukimimi im akademik, përfshin tituj nga Universiteti i Italisë, Univeristeti i Londrës, Universiteti i Oxford dhe i Gjenevës.
Aktuakisht punoj në Londër, ku kam fituar një eksperiencë, që nga 2012 sa i përket firmave ligjore, sa i përket cështjeve të arbitrazhit, por edhe në fushën akademike. Tani jap mësim në Londer dhe jam pjesë e një ekipi që po punojnë për të realizuar praktikat e arbitrazhit në 40 juridiksione të kontinentit europian. Jam arbitre e dhomës së arbitrazhit në Kosovë.

Jam anëtarë e bordit e rregullave të Hagës mbi arbitrazhin dhe të drejtat e njeriut. Angazhimi është në Shqipëri, është për përmirësimin në fushën e arbitrazhit. Gjithashtu, jam e interesuar në fushën e Avokaturës së Shtetit.
Edi Rama: Lëri një takim me mua Blerinës. Ke kohë sot?
Blerina Xheraj: Po kam kohë.
Rama: Në rregull!

Exit mobile version