Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar fasadë aksionin e urdhëruar nga SPAK sot në Bashkinë e Lushnjës, ku u arrestua kryebashkiaku Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë të tjerë.
Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lubonja duke përdorur një shprehje të vjetër të popullit se; ‘peshku qelbet nga koka’, theksoi se ‘peshku është qelbur i gjithi.
Sipas Lubonjës, ky operacion që e cilësoi show, i shërben drejtësisë së re për të legjitimuar veten.
Mes të tjerash analisti tha se banda është partia-shtet, ndërsa kryebashkiakun Fatos Tushe është bishti i saj.
Si e komentoni ngjarjen e sotme?
Unë mund të jap një përgjigje duke cituar një thënie të njohur; peshku qelbet nga koka. Problemi ynë është që tashmë qelbja e peshkut është e gjitha, i gjithi është i tillë. Ka nisur nga koka, se nga ajo buron. Pikëpyetja që ngrihet është se; ky sistem i drejtësisë është jashtë peshkut apo brenda tij?! A vepron ai?! Kam dyshime të mëdha. Kemi një përvojë të gjatë. Pyetja e parë është; si ka mundësi që ky sistem drejtësie që po të jetë jashtë peshkut, se ka ndjerë qelbjen e kokës. Këto janë bishta, dhe merret me ta. Nuk merret me të tërën, dhe kjo të çon te dyshimi se kemi të bëjmë me një show, fasadë dhe i shërben drejtësisë së re për të legjitimuar vetveten. Nga ana tjetër, heshtja e tyre, siç është heshtja e SPAK për masakrën elektorale, apo dhe për kryebashkiakun, në zyrën e tij u hodh një bombë. Të gjithë mendojmë se aty kishte ndonjë aferë korruptive, larje hesapesh. Na dalin kryetar bashkie njëri pas tjetrit të korruptuar. Por kush i ka vënë ata atje?! Kjo është çështja.
A është një fillim i mbarë? Siç e tha edhe zoti Basha…
Zhvillimi i mbarë për mua është kur të kem bindjen se këtu ka një drejtësi të pavarur, e cila ka filluar të vrapoj jo si bojaxhi. Një ndërtesë që është e kalbur në strukturën e vetë, ka nevojë për strukturim të ri dhe jo të marrë disa bojaxhinj. Nuk e quaj fillim i mbarë, por një operacion fasadë. Këtë e them për përvojat politike të Ramës, por edhe për kulturë. Se mendoj si operacion të pavarur. Fasada si mbulim i të vërtetave nuk mund të jetë fillim i mbarë. Lulzim Basha ia fut kot sipas mendimit tim kur thotë se ‘është fillim i mbarë’. Pasi SPAK kishte masakrën zgjedhore dhe s’bëri asnjë gjë.
Zoti Basha në reagimin e vetë shpreson që të kenë kurajo institucionet që të thellojnë hetimin. Kryeministri Rama tha se ‘flamuri i partisë sonë nuk është mbulesë e fajeve të askujt’. A do të ketë kurajo për të shkuar më tej?
Unë mendoj se është një ngjarje e veçuar që përdoret më shumë për fasadë. Nëse vërtetë do të ishte një drejtësi që i shkon drejt fundit lidhjeve të këtij, do të shqepte të gjithë sistemin. E them që koha do ta tregoj, por koha po tregon përditë. Por kur presim ne?! Kjo nuk është diçka negative, se nuk mund ta them. Dikush merr një sinjal edhe regjimi nuk do që të duket kaq hapur. Është negative, pasi bëhet për të fshehur krimet e mëdha që bëhen në Shqipëri, me shifra qind herë më të mëdha, abuzime me mijëra euro. Para disa ditësh pamë atë operacionin ‘Shpirti’ që vinte nga jashtë. Paratë e krimit pastrohen aty. Po SPAK pse nuk ka vepruar me herët? Apo kur vijnë ndërkombëtarët. Nuk mjafton nëse nuk ndërtojmë dot institucione, të drejtësisë, apo mediatike apo shoqëri të fortë civile. Nëse kemi një parti shtet që po forcohet, është banda e këtij vendi, ndërsa ai Tushe është bishti i kësaj bande.
Çfarë do duhet të ndodhte sipas jush që të fitonte besimin tuaj?
Provat janë të pafundme, mund t’i kapësh gjithandej. Përgjimet e Dibrës dhe të Durrësit u morën me bishtra. Duke nisur nga shefat e policisë, si Veliu. Ka shkuar prova, për t’i shkuar Teatrit, pasi ai manipulim kërkohet që të gjykohet. Gjykata jep vendim të pjesshëm, pasi nuk u trajtua shembja. Ka futur dhe Gjykata Kushtetuese dyshimin te njerëzit se kemi të bëjmë me show, dhe se asgjë nuk ndryshon në Shqipëri. Kam bindje se asgjë nuk ndryshon. Doja të shihja përtej një drejtësie që vepron. Nuk pres mrekulli nga një drejtësi përpara këtij sistemi. Duhet një opozitë që reagon dhe denoncon dhe bën protesta.
Ky aksion sot është gjethe fiku për të mbuluar të tjerat. Kur politika merret me kriminelët është e vështirë që mos të bashkëpunosh me ta. Nevoja për të mbuluar krimet e korrupsionit çon në krime të reja. Krimi ndjell krimin. Kam shpresuar një frenim me një rrotacion. E kam të vështirë që të besoj se do të shkëputen ato lidhje. Drejtësia është bërë më pak e pavarur se çka qenë se ka qenë pjesë e tre bandave.