Kryetari i PD, Lulzim Basha ka pritur sot një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan të kryesuar nga Bruno Ceka.
Basha shkruan se, gjatë takimit u diskutua për rritjen e bashkëpunimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve, për forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
Postimi i kryetarit Basha
Pata kënaqësinë të prisja sot një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Kryetari Bruno Ceka.
U shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar që ka dhënë dhe vazhdon të japë Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan dhe diaspora shqiptare në SHBA për çështjen kombëtare.
Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve, në dobi të kombit shqiptar dhe forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë. 🇦🇱🇺🇸