I dha afat 100 ditë policisë për të ndryshuar imazhin, gazetarja ironizon Ramën: Nis operacioni “ik se të kapa”!

Gazetarja e njohur në fushën e Rendit,  Anila Hoxha ka komentuar me ironi ultimatumin-afat prej 100 ditësh që kryeministri Edi Rama i dha Policisë së Shtetit për të ndryshuar mënyrën dhe rezultatet e punës.

Rama dje në takimin me drejtorët e sapoemëruar kërkoi me këmbëngulje që policia të ruajë imazhin, duke e cilësuar atë si më të rëndësishëm se çdo gjë pavarësisht se trafiku i drogës lulëzon dhe vrasjet e shumta mafioze janë pa autor. Pikërisht për këtë qasje të kryeministrit, gazetarja Hoxha shkruan se në ditën e dytë të ultimatumit të kryeministrit policët duhet të shkojnë te stilistët për të veshur uniforma me porosi.

Pas kësaj do të zhvillojnë një aksion sipas motos ‘ik se të kapa’, teksa sipas saj uniformat blu e kanë të ndaluar t’u prishin pushimet të kërkuarve si Talo Çela dhe Klement Xhaferri apo Ibrahim Lici, apo dhe të zbardhin ndonjë ekzekutim mafioz të ndodhur në Elbasan, Vlorë Durrës, apo Shkodër.

Postimi i plotë

Dita e dytë nisi.
Kanë mbetur dhe 98 ditë.
Sot në menu kemi për mëngjes: bollëk të proteinave ndaj rekomandohet nje takim me zëvendes drejtorët dhe shefat e komisariateve. Ata duhet të përbëhen sot nga ulja e qafës, heshtja totale kur shefi tju bërtasë, duhet të mbajnë nga një bllok ku të shkruajnë “shefi ka te drejtë”. Njëherazi duhet të jenë të veshur me uniformën që e presin me porosi tek stilistët dhe jo me uniformën pesë lekëshe, që veshin policë mavritë.
Për drekë:

Dy aksione fizike dhe shoë force në periferi sipas motos: ik se të kapa!

Për ilustrim të ndiqet shembulli i operacionit të fundit të lojrave të fatit, ku mjeshtrat e krimit ekonomik njoftuan kundravajtesit paraprakisht se do kontrolloheshin.
Për darkë: sipas dëshirës, ose një postbllok me policë fit që kujdeset për orarin e mbylljes së lokaleve. Ose përdorim drageri alkool matës, një proces që duhet patjeter të shoqërohet me filmime cilësore që shtjellojnë heqje patentash.

Gjate kësaj dite është kategorikisht e ndaluar:
1. T’u prishen pushimet të kerkuarve si Talo Çela dhe Klement Xhaferri apo Ibrahim Liçi.
2. Të zbardhet ndonjë ekzekutim mafioz i ndodhur në Elbasan, Vlorë, Durrës dhe Shkodër.
3. Të bllokohet lundrimi i begatë i ndonjë piloti deti.

Exit mobile version