DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA
Siç e kishin paralajmëruar përfaqësuesit e Partisë Demokratike në deklaratat e tyre në datën 10 korrik dhe 11 korrik, nga Durrësi dhe nga Kavaja, ajo që ne paraljmëruam që ishte orkestruar një katastrofë mjedisore me plehrat në këto qytete që të hapej përsëri një cikël për t’ia dhënë përsëri taksat dhe paratë e qytetarëve mafias dhe incerneratorëve nga Edi Rama.
Ky cikël i cili kishte nisur duke vetëprodhuar një krizë me mbetjet në këto qytete, ata që ishin përgjegjësit e kësaj krize, ata pastaj prodhuan edhe këtë zgjidhje të krizës, zgjidhje që ne e kishim paralajmëruar. Këtë cikël Edi Rama e mbylli duke vendosur me vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave që të furnizonte përsëri me paratë e taksave të shqiptarëve mafien e incerneratorëve dhe landfillin e Sharrës.
Ne kemi disa vite që i denoncojmë këtë aferë korruptive me aferën e Sharrës dhe sot qeveria tregon se si vihet në shërbim për t’i dhënë më shumë para, më shumë burime mafias së incerneratorëve me këtë krizë mjedisore që krijoi vetë në zonat turistike të Kavajës dhe Durrësit.
Vënia në dispozicion dhe krijimi i kësaj krize e cila cënonte shëndetin e qytetarëve të Durrësit dhe të Kavajës është një metodë anti-njerëzore që ka përdorur qeveri e Edi Ramës me qëlim pasurimiin e klientëve dhe me qëllim vajtjen e parave për këto mafie.
Partia Demokratike i drejtohet SPAK-ut që të veprojë menjëherë duke shtuar në dosjet e tij për inceneratotrët edhe aferën e radhës që lidhet me menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Durrësit dhe në qytetin e Kavajës.
Ne i bëjmë thirrje SPAK që të veprojë pasi aty janë provat, aty është katastrofa mjedisore dhe aty është rrezikuar shëndeti i qytetarëve vetëm për të pasuruar klientët e pushtetit.