Protesta e bizneseve të Lungomares në Vlorë që ka nisur qysh ditën e djeshme ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme.
Shumica e lokaleve janë mbyllur dhe mendohet se kjo protestë me lokalet mbyllura do të vijojë për 24 orë.
Njëri nga përfaqësuesit e këtyre biznesve tha për mediat mëngjesin e sotëm se, janë “diku tek 90 biznese që do të respektojnë këtë protestë të nisur për të kundërshtuar orën policore vendosur nga qeveria”.
Gjatë mbrëmjes së kaluar bizneset u përballen me dhunën e ashpër policore.
Tre pronarë biznesesh mes tyre dhe një grua, u shoqëruan një natë më parë nga policia e Vlorës pasi vendosën himnin kombëtar pas orarit të përcaktuar në shenjë proteste. Pronarët e lokalve qëndruan deri në mengjes para zyrave te policisë u liruan të arrestuarit.
Aksioni i policisë nisi pas orës 22:00, pasi disa pronarë lokalesh në Vlorës në shenjë proteste kishin vendosur në sfond himnin kombëtar, gjë që është cilësuar shkelje e aktit normativ për lejimin e muzikës.