Dokumenti/ Çfarë e frikësoi ministren e Kulturës që i vuri shulin portës dhe la jashtë artistët?

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit donte t’i dorëzonte sot një kërkesë ministrisë së Kulturës ku kërkon nisjen e procedurave për rikthimin e pronës, pasuria Nr. 1/241 me emërtimin “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2, nga Bashkia Tiranë te Ministria e Kulturës.

Por ministria e Kulturës duket se është druajtur dhe ka mbyllur me shul derën e hyrjes duke mos I lejuar 22 firmëtarëve të kërkesës të dorëzonin në ministri dokumentin e më pas të protokollohej.

Ora News ka siguruar kërkesën ku ndër të tjera thuhet se çdo përpjekje nga ana e kësaj ministrie për të mos ekzekutuar Vendimin Nr.29 datë 02.07.2021 të Gjykatës Kushtetuese, do konsiderohet si veprim me dashje për pengimin e ekzekutimit të një vendimi gjykatë, veprim i cili në referim të dispozitave ligjore sanksionohet si vepër penale.

Rojet i thanë përfaqësuesve të aleancës se kishin marrë urdhër nga lart për të mos i lejuar të hynin bernda. Kjo ngjalli revoltë dhe indinjatë tek aktorët dhe përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Pas këtij incidenti Aleanca deklaroi se do ta depozitonte nesër kërkesën me postë, ndërsa përfaqësuesja ligjore e Aleancës paralajmëroi publikisht ministren se do të ketë një kallzim penal në SPAK ndaj saj.

Kërkohet

Nisjen e procedurave për RIKTHIMIN e pronës, pasuria Nr. 1/241  me  emërtimin  “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2, nga Bashkia Tiranë te Ministria e Kulturës;

Marjen në dorëzim nga ana e Ministrisë së Kulturës të pronës, pasuria Nr. 1/241  me  emërtimin  “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2,nga Bashkia Tiranë dhe duke qënë se ka diferenca materiale:

Nisjen e procedurave ligjore për shpërblimin e dëmit ndaj personave përgjegjës Erion Veliaj etj., për vlerën e Godinave të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental sipas inventarëve kontabël që disponohen nga ana e drejtorisë së Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental ashtu edhe të Ministrisë së Kulturës;

Nisjen e procedurave ligjore për shpërblimin e dëmit ndaj personave përgjegjës Erion Veliaj etj., për vlerën e garderobës, arkivës, rekuizitave dhe skenografive të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental sipas inventarëve kontabël që disponohen nga ana e drejtorisë së Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental ashtu edhe të Ministrisë së Kulturës;

Nisjen e procedurave ligjore duke i kërkuar dhe detyruar Agjensinë Shtetërore të Kadastrës për të kryer transkiptimet e nevojshme në lidhje me rregjistrimin  e pronëspasuria Nr. 1/241  me  emërtimin  “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2,në emër të Ministrisë së Kulturës, duke bërë edhe korigjimin në lidhje me sipërfaqen e Godinës së Teatrit Eksperimental e cila është prishur pa qënë e rregjistruar në ASHK si pronë e Bashkisë Tiranë;

Nisjen e procedurave ligjore me Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, për të anulluar fondin e aprovuar nga Buxheti i Shtetit për vitin 2021 sipas Aktit Normativ Nr.22 datë 22.06.2021, në lidhje me fondin për fillimin e punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri;

Nisjen e procedurave ligjore duke i kërkuar dhe detyruar Këshillin Kombëtar të Territorit anullimin e lejes së ndërtimit dalë mbi një projekt korruptiv si ai i Biarke Ingels, pa garë dhe në shkelje të gjithë dispozitave ligjore për zhvillimin e tenderave (fakt për të cilin kemi disponuar me një kallëzim penal pranë SPAK më datë 13.07.2020);

Nisjen e procedurave ligjore duke i kërkuar dhe detyruar Këshillin e Ministrave për RINDËRTIMIN e TEATRIT KOMBËTAR, në zonën që i korespondon  pronëspasuria Nr. 1/241  me  emërtimin  “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2, sipas argumentimeve të Gjykatës Kushtetuese në Vendimin Nr.29 datë 02.07.2021, lidhur me vlerat e trashëgimisë kulturore dhe të idntittetit kombëtar si dhe referuar rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në të njëjtin stil dhe pamje arkitektonike që ka pasur, me të njëjtat volume dhe me të njëjtin projekt si ai fillestar i vitit 1938.

Klikoni dolumentin në pdf tek numurat poshtë:

6101214106f49

 

 

Artikulli paraprakMinistrja u mbylli derën, revoltohen aktorët: Kjo është fashiste! Ne nuk kemi as molotov, as bomba…
Artikulli tjetërRaporti i OSBE/ODIHR, Basha publikon videon: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore. Ne presim drejtësi!