Katastrofa në Fier, Baçi: Aferë korruptive për inceneratorin që ka thithur 26.5 milion euro dhe nuk është vënë akoma në funksion

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka reaguar sërish sot për situatën alarmante të krijuar nga djegia e mbetjeve në Fier. Në një deklaratë nga vendgrumbullimi i mbeturinave që po digjen, Baçi u shpreh se, kjo situatë ka ndodhur për shkak të aferës korruptive në bashkëpunim për inceneratorin që ka thithur rreth 26.5 milion euro dhe nuk është vënë akoma në funksion.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, LUAN BAÇI NGA VENDGRUMBULLIMI I MBETJEVE NE FIER

Kemi qenë prezent shumë herë që kjo fushë-mbetje gjithmonë është ndezur tym dhe flakë, por ka kaluar gjithmonë heshtur duke abuzuar me pushtetin e pakufizuar që ka bashkia e Fierit dhe pushteti qendror. Kështu që ne jemi këtu për të denoncuar përsëri këtë aferë korruptive do ta quaja që është nga afera korruptive në bashkëpunim me inceneratorin që ka thithur rreth 26.5 milion euro dhe nuk është vënë akoma në funksion.

Pavarësisht deklaratës së tyre që është bërë para disa ditësh edhe në media, mos gabofsha, që është gati që nga data 20 maj, 25 maj dhe ka pritur që të fillonte puna. Këtu duhet të dal përgjegjësia, përse bashkia nga data 25 maj, kur sipas kontratës se inceneratori ka qenë gati për të filluar punë, përse nuk i është përgjigjur asaj periudhe.

Ndjesë për tymin që po thithni tani, është një fakt kuptimplotë në çfarë situate është qyteti i Fierit sot dhe në çfarë situate jemi dhe ne bashkë me ju që po bëjmë këtë. Pra, e njëjta situatë është në të gjithë qytetin e Fierit, e njëjta situatë është në çdo shtëpi dhe në çdo hyrje të Fierit. Banorëve të Fierit u ka mbërritur tymi dhe bloza deri në plazh, deri në anë të detit dhe është shpërndarë gjithandej.

Pavarësisht punës që ka vazhduar për hirë të së vërtetës duhet thënë gjatë këtyre ditëve absolutisht kjo nuk po merr zgjidhje dhe mendoj se nuk ka për të marrë zgjidhje, ishallah qoftë ashtu, sipas deklaratës së zotit Subashi mbrëmë që deri në fund të Gushtit do t’i japi zgjidhje këtij problemi. Megjithëse u shpreh ndoshta, nuk ka si t’i japë zgjidhje.

Pra, unë jam këtu bashkë me kolegen dhe deputeten, Eralda Tase për të sensibilizuar qytetarët fierak, për të qenë ata që duhet të reagojnë dhe të reflektojnë të gjithë bashkë, madje do t’u propozoja që ne duhet t’i drejtohemi gjykatës për të patur dëmshpërblim nga bashki për këtë dëm të shkaktuar shëndetit të qytetarëve fierakë.

Do të jemi këtu në vazhdimësi deri sa të marrë drejtim, zgjidhje kjo punë. Absolutisht jemi të gatshëm për të ofruar ndihmën tonë me ato mundësi që ne kemi dhe aq sa kemi. Por çfarëdo lloj ndihme t’i ofrosh kësaj mazhorance, kësaj bashkie me kryetar të emëruar dhe me këshill bashkiak po të emëruar, nuk besojnë se do të jenë të gatshëm për të pranuar, pasi çdo gjë bie në vesh të shurdhër.

Exit mobile version