Shënohet viktima e parë nga zjarret, humb jetën i moshuari duke luftuar me flakët

Është shënuar viktima e parë si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar Shqipërinë këto ditë. Viktima është një i moshuar në zonën e Lunxhërisë, në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër.

Bhet e ditur se, i moshuari që humbi jetën raportohet se është shtetasi Andrea Haxhiaj.

Informacion paraprak i policisë

Rreth orës 17:00, njoftohemi se në fshatin “Asim Zeneli”, në bahçen në afëri banesës së tij, shtetasi A. H., rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin “Asim Zeneli”.

Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë që e gjithë zona e Lunxhërisë në Gjirokastër është përfshirë nga flakët ditën e sotme, ku situata më e rëndë është në fshatin Arshi Lengo, ku po përgatitet operacion evakuimi, pasi flakët rrezikojnë banesat.

Exit mobile version