Viktima e parë nga zjarret, reagon Basha: Përgjegjësi i situatës nga flakët vijon turet e inagurimeve!

Kryetari i PD, Lulzim Basha i shpreh ngushëllimet familjes së Andrea Haxhiaj që humbi jetën sot si pasojë e zjarrit në zonën e Gjirokastrës.

Basha shkruan në mesazhin ngushëllues se, qeveria ka marrë masa gjysmake për situatën nga flakët. Basha shkruan se, përgjegjësi i situatës vijon turin e inagurimeve.

Reagimi i kryetarit Basha

I shpreh ngushëllimet familjes së Andrea Haxhiaj që humbi jetën sot si pasojë e zjarrit në zonën e Gjirokastrës. Masat gjysmake te qeverisë nuk e kanë normalizuar dot situatën alarmante të shkaktuar nga zjarret e ditëve te fundit në vend.

Pavarësisht paralajmërimeve të qytetarëve dhe medias, në shumë zona zjarret vijojnë prej ditësh, ndërsa angazhimi i vetëm i qeverisë ka qenë përpjekje me mjete rrethanore të papërshtatshme dhe servirja e videove te zyrës së propagandës.

Si në rastin e tërmetit, emergjencat civile dhe qeveria ndodhen totalisht të papërgatitura për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të shmangur pasojat e katastrofave natyrore. Përgjegjësi i kësaj situate vijon turet e inagurimeve false duke lënë në mëshirë të fatit banorët dhe qindra hektarë që po digjen prej ditësh.

Është momenti që çdokush që ndodhet në zonat e rrezikuara nga zjarri të largohet dhe të kujdeset për jetën. Forcat e emergjencës që ndodhen në terren të marrin masa urgjente që brenda mundësive të sigurojnë jetën e banorëve të rrezikuar dhe të shmangin përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

Artikulli paraprakShënohet viktima e parë nga zjarret, humb jetën i moshuari duke luftuar me flakët
Artikulli tjetërBanorët e Lumasit futen në grevë urie kundër ndërtimit mbi lumin e Sinecit, 4 kërkesat drejtuar Ramës