Hipokrit, arrogant dhe injorant njëkohësisht!

Nga Edi PALOKA

Ne cdo gje qe ben edhe kur duket se po ben nje veper te mire , e mbyt me negativitetin dhe ligesine qe ka ne shpirtin e tij!

Ne vend qe te kerkonte falje per mungesen totale te transparences ne ceshtjen e refugjateve afgane, pasi kjo u raportua nga Reuter, reagoi si gjithnje me sulm, sharje e fyerje ndaj shqiptareve e mediave. U mburr ne delir se Ai e kishte orientuar NATO-n qe te mendonte per refugjatet e nxitoi , i kompleksuar sic eshte, te deklaroje se nuk po e detyron kush per te marre refugjate.

Pas deklarimit te kreut te opozites ne perputhje me qendrimin e PD ndaj NATO-s e aleateve, si intrigant e hileqare i pa yndyre qe eshte, vuri mediat e tij te deklamonin se; “Basha mbeshteti Ramen…” duke e kaluar ne kanalin qe i intereson kete ceshtje. Basha, Berisha dhe PD jane ata qe kane antarsuar Shqiperine ne NATO dhe respektuan detyrimet dhe parimet e PD.

Sot del e me te njejten fryme konfliktuale, me arrogance e injorance shkruan idiotsine e rradhes per kete ceshtje…!

Ne po i presim afganet jo se e kemi detyrim si antare te NATO-s po se e kemi detyrim ndaj miqve tane afgane ???!!! Jo se e kemi detyrim ndaj SHBA po se na e kerkon tradita???!!!

Nga doli kjo miqesi kaq e madhe dhe e panjohur me pare me Afganistanin e per me teper me detyrime ?! Po tradita? Pse nuk mbledhim gjithe refugjatet e emigrantet neper bote t’i sjellim ne Shqiperi me qe e kemi tradite ??!!

Jo mor deficent; ne i presim pikerisht se kemi detyrime si antare te NATO-s. I presim se kemi detyrime ndaj aleateve dhe miqve tane te Perendimit dhe kjo eshte per tu vleresuar.

Ajo qe duhet te besh ti si qeveri, eshte te krijosh kushtet qe dhe ata qe vijne te ndjehen mire dhe shqiptareve, qe boll halle kane e boll ja u ke veshtiresuar jeten, te mos ju a veshtirsosh me shume. E kjo nuk behet duke nxjerre nga konviktet studentet shqiptare…

I zi ne gjitheshka!

11

Exit mobile version