Nga Luçiano BOÇI
Çdo krahasim çalon – thotë një fjalë e urtë gjermane.
Ndërsa krahasimi i sjellë në media midis Berishës dhe ish-kancelarit Kohl, për qëndrimin që duhet të mbajë një parti politike ndaj ish liderit, jo vetëm çalon, por dhe është krejtësisht i gabuar.
Helmut Kohl dhe Berisha ngjasojnë në një pikë.
Në rolin e tyre specifik në kthesat historike të dy vendeve në vitet ‘90.
Berisha për rrëzimin e regjimit dhe sjelljen e demokracisë. Kohl për shembjene murit të Berlinit dhe unifikimin e dy Gjermanive.
Pjesa tjetër e sjellë në opinion nuk ka pika takimi.
Helmut Kohl u akuzua dhe dënua më pas nga drejtësia gjermane për të ashtëquajturat “fonde të zeza”.
Për rrugët jo ligjore që kishte ndërtuar për financimin e partisë që drejtonte CDU, nëpërmjet llogarive sekrete, të padeklaruara.
Vetë Kohl e pranoi një fakt të tillë, duke refuzuar të përmendë emrat e donatorëve.
Pas këtij pranimi faji, CDU u distancua nga ai.
Të dalim tek Shqipëria.
M.q.s jemi dhe fill post masakrës zgjedhore.
Cili ka pranuar “fonde të zeza” dhe madje as me llogari bankare sekrete, por sade kesh, RAMA apo BERISHA?
Sa tonelata lekë hodhi PS për të blerë vota masivisht, dhe këto kesh?
– Pa fund!
Sa është diferenca midis fondeve që deklaron PS e RAMA dhe atyre që faktikisht u përdorën?
– Shumë e madhe!
Cili ishte burimi i ketyre parave lumë dhe cili ishte shpërblimi në favore, tendera, koncesione, PPP, taksa të papaguara, shmnangie detyrimesh, që kanë marrë ata që i dhanë këto fonde, nga RAMA?
– Korrupsioni
Kush hodhi më shumë para për Ramën Krimi apo Biznesi i favorizuar?
– Garë frenetike!
E pra kjo është saktësia krahasimore.
Konkluzioni del vetë.
Në vendet e tjera “fondet e zeza” largojnë çdo kryetar partie nga skena politike, çfarëdo suksesi zgjedhor të ketë sjellë, ndërsa këtu RAMA duartrokitet si triumfator.
Suksesi zgjedhor me para të pista është masakër e pastër!!!!
Realizuesi i masakrës duhet të dënohet!!!!