Dy koncesione të reja 770 milionëshe në gusht, sekret përfituesi

Dy koncesione të reja 770 milionëshe në gusht me propozim të Pakërkuar dhe çuditërisht nuk identifikohen Propozuesit. Po ashtu mbahet sekret përfituesi.

1. Porti TriPort #Vlorë (Propozim i Pakërkuar).

2. Aeroporti #Sarandë (Propozim i Pakërkuar).

Nuk doli pa koncesione PPP as Gushti i vitit 2021. Në traditën e Qeversië që në Gusht ka zell për #PPP e Koncesione, edhe këtë viti gushti shënoi dy njoftime kontratash dhe gara Koncesionare. Për të dyja Autoritet Prokurues është Ministria e #Infrastrukturës.

1. Dhënie me Koncesion Partneritet Publik Privat Projetkimi, Ndërtimi dhe Mirëmbajtja e Portit të Integruar të Triportit Vlorë është procedura e parë. Vlera e Investimit të Projektit është jo më e vogël se 44.9 milion Euro. Ky port parashikohet 9 Kilometra në Veri Lindje të qytetit të Vlorës dhe Konretisht Porti i peshkimit i njohur si TriPort. Porti i Integruar duhet të ankorojë minimalisht 133 mjete lundruese peshkimi me gjatësi deri 33 m; 2 mjete lundruese për pasagjer të gjatësive deri 152 m; një mjet lundruar për transport mallrash deri 120 m. Kjo duhet minismalisht të ofrojë Infrastrukturë me 3 skela pingule në anën veriperendimore; restaurim të skelave aktuale duke ritur kapacitet. Marina duhet të akomodojë të paktën 400 anije. http://openprocurement.al/sq/concession/view/id/30

2. Koncesioni itjetër është ai për Dhënie me Koncesion PPP për projektim, ndërtim , operim , mirëmbajtje dhe transferim i Aeroportit të Sarandës. Vlera e projektit jo më e vogël se 32.32 milion Euro. Aeroporti parashikohet ë finiq Sarandë. Me termian të parë 5000 m2. Afat Koncesioni 35 vjet. http://openprocurement.al/sq/concession/view/id/29
Të tjera Koncesione (me tenderim) http://openprocurement.al/sq/concession/list

Exit mobile version