Nga Kastriot DERVISHI
Më 16.6.2021 (fotoja bashkëlidhur), me nismën e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) dhe Fondacionit “Konrad Adenauer” u vendos në shtëpinë e Musine Kokalarit në Gjirokastër, një pllakë në përkujtim të qëndresës së saj ndaj diktaturës komuniste.
Jonila Godole dhe Tobias Ruttershoff, në prani të ish të përndjekurve politikë, të nxënësve e mësuesve zbuluan pllakën përkujtimore.
Për fat të keq, pllakati nuk qëndroi më shumë se dy muaj e ca, sepse para disa orësh e kanë hequr.
Nuk e durojnë dot emrin e Musinesë ata që janë fansa të botës së krimit.