Deputeti i PD, Ervin Salianji ka denoncuar kanabizimin e vendit nga qeveria e Edi Ramës. Salianji shkruan në një postim në Facebook se, Shqipëria vijon të jetë një serë e madhe kanabsi, të parët në Europë për prodhimin e hashashit sipas raprotit të OKB-së, sepse kultivimi ndodh me urdhrin politik të atij që e ktheu vendin në Kolumbinë e Europës për të siguruar vota nga krimi i organizuar.
Reagimi i plotë i Salianjit
Pak ditë më parë, një fermer i dha fund jetës sepse produktet e tij kalbeshin për mungesë të tregut dhe subvencioneve. Në të njejtat vështirësi janë mijëra fermerë, të braktisur nga një pushtet që prioritet dhe produkt kryesor ka hashashin.
Shqipëria vijon të jetë një serë e madhe kanabsi, të parët në Europë për prodhimin e hashashit sipas raprotit të OKB-së, sepse kultivimi ndodh me urdhrin politik të atij që e ktheu vendin në Kolumbinë e Europës për të siguruar vota nga krimi i organizuar