Historia e gjatë e Usama bin Laden që ka çuar tek 11 shtatori
Gjatë historisë, amerikanët mund ta kishin vrarë sheikun shumë herë, teksa ai përgatiste atentatet. Nga rezistenca ndaj pushtimit sovjetik deri në konceptin e xhihadit global, duke kaluar nëpër stërvitjen e kidnapuesve. Kështu një njeri shëndetlig është bërë heroi i islamistëve, duke e ndryshuar përgjithmonë rrjedhën e historisë.
20 vjet nga atentati terrorist më shkatërrimtar i historisë – rreth 3000 të vdekur dhe mbi 6000 të plagosur në shembjen e Kullave Binjake – për të kuptuar kontekstin në të cilin u konceptua duhet zbritur në zanafillën e al Qaeda, duke ndjekur rrugën e mundimshme që lidh shpellat e Tora Boras me qiellgërvishtëset e Manhattan. Në këtë optikë është e dobishme që të rindërtohet origjina e lëvizjes xhihadiste dhe e protagonistëve të saj.
Gjestet e Masadas
I pari që i dha një dimension transkombëtar militimit qe islamisti palestinez Abdallah Azzam, i cili më 1984 krijoi në Peshawar të Pakistanit të ashtuquajturën Zyrë të Shërbimeve (Maktab al Khidamat), për të asistuar vullnetarët arabë që luftonin sovjetikët në Afganistan. Midis financuesve të tij ishte pinjolli pasanik saudit Usama bin Laden, i cili dhuronte mijëra dollarë në muaj për stërvitje dhe rekrutim. Është llogaritur se mijëra arabë shkuan në Afganistan midis viteve 1979 e 1992. Azzam këmbëngulte se pjesëmarrja në luftën antisovjetike duhet të udhëhiqej nga muxhahedinët afganas, ndërsa bin Laden dhe sauditë të tjerë, të etur për të luftuar, konsideroheshin si misionarët më të pastër të kauzës islamike, për pasojë të legjitimuar që të vepronin në autonomi. Tentativa e parë ndodhi në majin e 1986, kur një grup i vogël arabësh të udhëhequr nga bin Laden u rreshtua kundër sovjetikëve. Një natë kampi i tyre u mboll me mina dhe në mëngjes një kuzhinier jemenas kapi një duke humbur njërën këmbë, në këtë këtë pikë një raketë ra pak metra larg bin Laden, i cili mbeti i padëmtuar, por vendosi të tërhiqej me të mbjetuarit.
Në tetorin e 1986, i frustruar nga maturia e Azzam, Usama mori sërish iniciativë dhe bashkë me 4 shokë hipi në një buldozer dhe u ngjit në rrafshnaltën e Jaji, që ndodhej në vijën e frontit vetëm 3 kilometra nga fortifikata sovjetike e Ali Khel në luginë. Sheiku i pagëzoi këtë vend të thepisur “al Masada”, Foleja e Luanit, dhe për ta bërë avampostin më pak të ekspozuar ndaj bombardimeve nisi të gërmojë galeri mbrojtëse dhe llogore. Zotëria i luftës Abdul Rasul Sayyaf i dha me ngurrim 3 afganas. Objektivi fillestar ishte të ndërtohej një avampost për muxhahedinët, por në fakt u bë një çerdhe për arabët. Në prillin e 1987 vullnetarët e arabëve të avampostit qenë bërë 70 dhe jetonin në 6 shpella të mëdha artificiale. Çuditërisht, kompleksi nëntokësor ishte një zonë nën kontrollin e luftëtarëve afganas shiitë, që bashkëpunonin me arabët sunitë dhe punonin për në fortifikimet e bin Laden.
Të paduruar që të luftonin, më 17 prill 1987 një forcë prej 120 arabësh e kryesuar nga bin Laden dhe Azzam kreu një sulm, që gjithësesi dështoi. Më 29 maj Spetsnaz rusës u përgjigjën dhe i dhjetuan muxhahedinët. Bin Laden ishte ngjitur mbi një pemë, vrojtuese, kur u cek nga një granatë që e hodhi në baltë, ku mbeti pa ndjenja gjatë gjithë përleshjes. Pavarësisht humbjeve, arabët e zmbrapsën sulmin falë komandantit egjiptian Abu Ubaida al Banshiri, i cili i dorëzoi bin Laden si trofe një automatik AK-74 që i përkiste rusëve, armë më pas e mbajtur nga sheiku gjatë gjithë jetës. Në majin e 1988, gazetari Jamal Khashoggi (i vrarë në konsullatën saudite në Stamboll më 2018) botoi një seri artikujsh në mediat arabe që përshkruanin luftimet në Masada dhe bëri të famshëm bin Laden midi islamistëve në të gjithë botën. Njerëzit e tij u elektrizuan nga fitorja dhe nga legjenda e kësaj ngjarjeje lindi al Qaeda.
Njësi luftarake elitare
Emri al Qaeda, që në arabisht do të thotë “baza”, ju dha grupit të veteranëve të kampit Masada që i deklaruan besnikëri bin Laden. Siç sqarohet nga hulumtuesi Thomas Hegghammer, nuk ishte një databazë anëtarë dhe as «baza e qëndrueshme e xhihadit» për të cilën shkroi Azzam më 1988, e nënkuptuar si vendi, Afganistani, nga ku të rilançohej kauza islamiste globale. Organizata u konsolidua në kapërcyellin midis 1987 e 1988, në fshehtësinë më të madhe edhe ndaj muxhahedinëve afganas. Disa konsiderojnë si akt themelues procesverbalin e një mbledhjeje të mbajtur në gushtin e 1988 në Peshawar të Pakistanit. Bëhet fjalë për një grup të rinjsh arabë të vendosur që të krijonin një njësi luftarake elitare, në ndryshin nga shumë vullnetarë të Zyrës së Shërbimeve të Azzam, që mezi dinin të përdornin automatikun. Në vitet ’90 ndërtuan të paktën 7 kampe stërvitore afër Khost dhe Jalalabad, ku pranonin vetëm më të mirët midis shumë kandidatëve. Shpesh bin Laden ishte i sëmurë dhe nën dhimbje, merrte ilaçe për tensionin e ulët dhe defiçencat vitaminore, bënte injeksione për të shmangur të fikëtin e shpeshtë, të bëra edhe nën bombardime nga mjeku egjiptian Ayman al Zawahiri, ndër krerët e organizatës Xhihadi Islamik Egjiptian. Usama ishte prekur edhe nga malarja dhe në dimrin e 1988 thuajse kishte vdekur nga pulmoniti, pasi një resheje e fortë dëbore i kishte mbuluar furgonin ku ndodhej në malet afganase. Më 1989 sheiku rrezikoi që të vdiste gjatë një sulmi të forcave qeveritare ndaj llogoreve të arabëve. Pavarësisht gjendjes së dobët shëndetësore, arriti t’i konsolidojë veteranët arabo – afganas nën lidershpin e tij.
Dimensioni “ushtarak” i xhihadizmit përfundoi simbolikisht më 24 nëntor të 1989 në rrugët e Peshaëar, kur një bombë shpërtheu nën makinën e Abdallah Azzam. Nuk u sqarua kurrë porositësi i sulmit vdekjeprurës, që hoqi qafe një islamist i sikletshëm për shumë. Po atë vit bin Laden i propozoi qeverisë audite që t’i përdorte muxhahedinët e tij për të përmbysur qeverinë marksiste e Jemenit të Jugut, por Riadi refuzoi, ashtu siç kur kërkoi që të përzinte ushtarët amerikanë nga Gadishulli Arabikë. Këtu e pati fillimin strategjia pastërtisht terroriste e arabo – afganasve. Midis 1992 dhe 1996 bin Ladeni e spostoi organizatën në Sudan, mysafire e regjimit të Omar al Bashir, falë ndërhyrjes së ideologut islamist sudanez Hasan al Turabi. Në këmbim, sauditi investoi në një seri projektesh bujqësore dhe industriale të vendit. Një element interesant i kësaj faze qe raporti i al Qaeda me myslimanët shiitë, edhe një herë akoma bashkëpunimi, faktikisht dërgoi disa njerëz që të stërviteshin në Liban me Hizballahun, shefi i sigurisë i të cilit udhëtoi drejt Sudanit për të takuar bin Ladenin.
Armiku i ri
Më 29 dhjetor 1992 ndodhi sulmi i parë i al Qaeda kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Dy bomba shpërthyen në hotelet e Aden që do të duhej të prisnin ushtarë amerikanë të drejtuar për Somali, por këta tashmë qenë larguar. Al Qaeda kishte individualizuar si armik të ri Perëndimin dhe në veçanti Amerikën, megjithëse në Uashington thuajse askush nuk e njihte këtë grup të errët fondamentalistësh. Më 26 shkurt 1993 Ramzi Yusef, i stërvitur në Afganistan me al Qaeda, tentoi në autonomi që të rrëzojë Kullat Binjake të Neë York me një furgon të mbushur me dinamit në parkimin nëntokësor, por ndërtesat reyistuan, pavarësisht 6 të vdekurve dhe mbi 1000 të plagosurve. Në këtë pikë, pas dy sulmesh të lidhura me al Qaeda, inteligjencës amerikane ju desh që të ndizte prozhektorët mbi kërcënimin e ri. Por paradoksalisht al Zawahiri qarkullonte lirisht nëpër xhamitë kaliforniane dhe po atë vit organizoi një autobombë në Kajro kundër kryeministrit egjiptian, që shpëtoi i padëmtuar, por vrau një vajzë të vogël duke shkaktuar zemërimin popullor. Pak kohë më pas, në Mogadisho, 2 helikopterë amerikanë u rrëzuan nga milicë somalezë të asistuar nga al Qaeda, ndërsa dhuna filloi më 13 nëntor 1995 me vrasjen e 5 amerikanëve në Riad, për të cilin qeveria saudite ekzekutoi 4 arabë që kishin luftuar në Afganistan e në Bosnje. Ë këtë fazë ekipe të vogla të CIA e të FBI, midis të cilëve agjenti special Ali Soufan, nisën të investigojnë lidhur me al Qaedan, por kaluan vite përpara se të arrinin të rindërtonin rrjetin e bin Laden. Më së fundi, në 1996, presioni amerikan e detyroi që ta braktiste Khartumin bashkë me ndjekësit e tij. Pikërisht këtë vit talibanët hynë fitimtarë në Kabul dhe shpallën Emiratin Islamik të Afganistanit, i njohur vetëm nga Pakistani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara. Talibanët siguronin resurse nga Pakistani dhe nga kultivimi i opiumit, përveç rekruteve shumë të reja nga kampet e refugjatëve në zonat tribale. Sauditët ja kishin revokuar pashaportën bin Laden, që siguroi mikpritje nga regjimi, pavarësisht kërkesave të inteligjencës saudite për t’ia dorëzuar sheikun.
Më 4 prill 1996 Mullah Omari u ngjit në çatinë e një xhamie të Kandaharit dhe ekspozoi një relike, mantelin e Profetit Muhamed, duke u thirrur nga turma në delir si “Amir al-Muminin”, kreu i besimtarëve. Edhe bin Laden deklaronte publikisht besnikëri ndaj udhëheqësit afganas, ama nuk e vinte në korrent të planeve të tij sekrete. Nga ana tjetër, talibanët shpresonin që sauditi ta investonte pasurinë e tij në zhvillimin e vendit, siç kishte vepruar në Sudan. Por bin Laden kishte prioritete luftarake dhe më 23 gusht, nga ambientet e vendstrehimt të tij të ri në Tora Bora, boti një fetva kundër amerikanëve që pushtonin Tokën Dy Vendeve të Shenjta. Në mesin e 1996 erdhi për ta vizituar Khalid Sheikh Mohammed, me një propozim embironal kidnapimi avionësh në Shtetet e Bashkuara. Më 1997 Mullah Omari e transferoi bin Ladenin dhe shpurën e tij afër aroportit të Kandaharit, në një compound të quajtur Tarnak Farms, ku u lokalizua nga CIA falë të vendasve të infiltruar. Më 1998 u përpunua një plan për t’ia besuar milicive fisnore rrëmbimin e bin Laden, hipjen në një avion drejt Shteteve të Bashkuara, megjithatë operacioni u gjykua si tepër i rrezikshëm dhe u abortua nga drejtuesit e CIA, pa ja paraqitur planin Shtëpisë së Bardhë. Ky qe ndoshta rasti më konkret për ta kapur pak vite përpara 11 shtatorit.
Drejt 11 shtatorit
Fillimisht, al Qaeda kishte interesa pastërtisht taktiko – ushtarake, një lloj force speciale xhihadiste, me një profil të ulët politiko – strategjik. Por në fundin e viteve ’90 ndodhi futja e militantëve të Grupit Islamik Egjiptian (autor i masakrës së Luxor në vitin 1997), i Xhihadit Islamik të al Zawahiri dhe i ekstremistëve pakistanezë si Khalid Sheikh Mohammed, që fiksuan objektiva më ambiciozë dhe e shtynë bin Ladenin ta zgjeronte rrezen e grupit. Megjithëse Xhihadi Islamik Egjiptian bashkëpunonte prej vitesh. Formalisht u absorbua në al Qaeda vetëm në qershorin e 2001, duke sjellë me vete luftëtarë ekspertë dhe të flaktë, përveç al Zawahiri si zëvendës i bin Ladenit. Më 7 gusht 1998 dy sulme vrastare të al Qaeda shkatërruan ambasadat amerikane në Najrobi dhe në Dar es Salaam, me qindra të vdekur. Për pasojë, më 20 gusht presidenti Bill Clinton urdhëroi një raprezalje raketore që shkatërroi kampet stërvitore në Khost, ku duhej të gjendej bin Ladeni. Në dhjetor Shtëpia e Bardhë urdhëroi autorizimin e një vrasje të shënjestruar, nëpërmjet raketave të lëshuara nga kryqëzor apo snajper të angazhuar në vend. Në shkurtin e 1999, sheiku ishte sërish në shënjestrën e amerikanëve, por që nuk e goditën prej rrezikut të viktimave kolaterale, midis të cilëve disa princa emiratas të imepnjuar në një seancë gjuetie fajkojsh në Afganistan. Pikërisht në këtë moment bin Ladeni i dha dritën jeshile Khalid Sheikh Mohammed për të organizuar kidnapimet e avionëve të 11 shtatorit 2001. Ndërkohë sulmet e al Qaedas vazhduan. Më 12 tetor 2000 një varkë plot me eksploziv u përplas në krahun e kryqëzorit USS Cole, i ankoruar në portin e Adenit në Jemen, duke vrarë 17 marinarë ameirkanë. Siç zbuloi Komisioni për 11 shtatorin, pas këtij sulmi Shtëpia e Bardhë hoqi dorë prej bombardimit të vendstrehimeve të dyshuara bin Ladenit në Kandahar prej frikës së viktimave kolaterale. Në këtë pikë, plani i propozuar bin Ladenit nga Khalid Sheikh Mohammed ishte në lëvizje prej kohësh, kidnapuesit po stërviteshin për pilotim dhe po përgatiteshin të hynin në Shtetet e Bashkuara.
Komisioni i 11 shtatorit ka deklasifikuar dokumenta që dëshmojnë gabimet dhe hezitimet e administratës amerikane në kapjen apo eliminimin e bin Ladenit përpara 2001, veçanërisht midis viteve 1998 e 2000. Midis ktyre, një dokument i inteligjencës për presidentin Bush që i përket 6 gushtit 2001, i titulluar Bin Ladin determined to strike in US, që citon sulmin e 1993 ndaj World Trade Center dhe konfirmon synimin për kidnapimin e avionëve. Prej fatit tragjik, John O’Neill, ish drejtori i zyrës njujorkeze të FBI, që udhëhiqte hetimet lidhur me al Qaedan bashkë me agjentin Ali Soufan, në vitin 2000 ishte larguar për t’u bërë përgjegjës i sigurisë së Kullave Binjake, ku edhe vdiq më 11 shtator 2001 prej dorës së terroristëve të cilët po i hetonte.
Ashtu si bin Ladeni i deklaroi besnikëri Mullah Omarit si “Kreu i besimtarëve”, edhe Ayman al Zawahiri, lideri aktual i al Qaeda, e ka konfirmuar aktin ndaj liderëve supremë të rinj të talibanëve më 2015 dhe 2016. Një lëvizje e tillë nuk është e finalizuar vetëm për të garantuar një vendqendrim të sigurtë për al Qaeda në Afganistan, nën mbrojtjen talibane, por edhe në funksion të kundërshtimit të Shtetit Islamik në Khorasan (ISKP), që jo rastësisht e ka kritikuar dalogun midis talibanëve dhe qeverisë kineze. Vdekja jo e konfirmuar e al Zawahiri mund të hapë skenarë të pazakontë për të ardhmen e al Qaedas, militantët e së cilës kanë marrë pjesë përkrah talibanëve për ripushtimin e Afganistanit pas tërheqjes së NATO. Saif al Adl mund të kthehet nga ekzili i artë i tij në Teheran në rast se Irani do të kishte interes në luftimin e ngjitjes së ISKP në galaktikën xhihadiste, pasi konsiderohet pasuesi i mundshëm i al Zaëahiri. Me më shumë arësye pasi që në gushtin e 2020 snajperët izraelianë kanë vrarë në Teheran Abu Muhammad al Masri, veteranin tjetër e al Qaedas, dhe Shtetet e Bashkuara kanë goditur me dron Hamza bin Laden më 2019. Krerë të tjerë të al Qaedas kanë bërë tashmë rikthim triumfal në Afganistan, si Amin ul Haq, xhihadist nga kohët e Zyrës së Shërbimeve të Azzam dhe shef i “Gardës së Zezë” të bin Laden, pretorianët e tij në Tora Bora. Ul Haq ka qëndruar i fshehur prej vitesh me miratimin e inteligjencës së Islamabadit dhe pas pushtimit taliban është kthyer në Luginën Nangarhar, pikërisht aty ku ISKP ka një prej bastioneve.
Edhe Rrjeti Haqqani, i lidhur fuqimisht me al Qaedan, po tenton që ta furnizojë lëvizjen talibane me njerëz në poste kyçe të qeverisë së Emiratit Islamik. Khalil Haqqani, kreu i rrjetit, është parë i filmuar teksa mbante një predikim në Xhaminë Pul-i-Khishti të Kabulit, anipse mbi kokën e tij rëndon një shpërblim amerikan prej 5 milion dollarësh për terrorizëm. Administrata amerikane e konsideron Rrjetin Haqqani dhe talibanët si dy entitete të veçanta, një shteg formal që të mund të dialogojë me të dytët, siç është bërë nga drejtori i CIA në Kabul. Kreu mizor tribal ka marrë kontrollin e kryeqytetit afganas dhe në vitet e kaluara kishte organizuar operacione vetëvrasëse kundër kazermave të NATO dhe ambasadës gjermane. Krerët e al Qaeda janë fshehur për vite me radhë në luginat e kontrolluara nga familja Haqqani, që i përkasin konfederatës pashtune të Karlanëve, e ndryshme nga Durranët (klani i Mullah Baradarit) dhe Ghilzait (klani i Yaqoob, djali i Mullah Omarit). Familja Haqqani ka pasur raporte me xhihadistët arabë qysh nga vitet ’90, edhe nëpërmjet martesave tribale dhe Kombet e Bashkuara kanë pohuar se në shkurtin e 2020 al Zawahiri është takuar me Yahya Haqqani, eksponent i tribusë, për të diskutuar bashkëpunimin me al Qaeda.
Pra organizata e bin Ladenit nuk është aspak jashtë loje, pavarësisht rilindjes së Shtetit Islamik, dhe do të vazhdojë të gëzojë mbështetjen e talibanëve më intransigjentë, përveç se të lëvizjeve të fuqishme si Tehrik-i-Taliban Pakistan. Al Zawahiri i ka deleguar operacionet në këtë kuadrant filiales së al Qaedas në nënkontinentin indian, e cila është demonstruar mizore dhe luftarake pavarësisht humbjeve të shkaktuara nga dronët amerikanë. Al Qaeda ka demonstruar se di të nxjekë strategji paralele dhe të adaptueshme: ajo afatshkurtër është marrja e kontrollit të zonave të Jemenit, Somalisë dhe vendeve të tjera, për të përmbysur më pas regjime arabe “apostatë” dhe vetëm atëhere të vendosë një kalifat global.
(nga Domani)
Përgatiti
ARMIN TIRANA