6 humbje jete dhe 959 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Situata e Covid-19 po del jashtë kontrollit të qeverisë. Në 24 orët e fundit ka patur 6 humbje jete dhe 959 raste të reja me Covid.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5106 testime, 959 raste të reja, 6 humbje jete dhe 891 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat ant-iCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5106 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 959 qytetarë, në këto bashki: 347 në Tiranë, 70 raste në Shkodër, 51 raste në Durrës, 44 raste në Lushnje, 39 raste në Fier, 37 raste në Vlorë, 35 raste në Korçë, 29 raste në Kurbin, Elbasan, 24 raste në Berat, 23 raste në Krujë, 15 raste në Mallakastër, Pogradec, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, 10 raste në Dibër, Roskovec, 9 raste në Malësi e Madhe, Vorë, 8 raste në Vau i Dejës, Delvinë, Dimal, 7 raste në Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Konispol, Devoll, Kuçovë, Peqin, 4 raste në Divjakë, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Librazhd, 2 raste në Pukë, Tropojë, Bulqizë, Selenicë, Himarë, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Libohovë, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Poliçan.

Janë 12,910 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 215 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Tirana 49 vjeç, një qytetare nga Fieri 60 vjeç, një qytetare nga Gjirokastra 73 vjeç, një qytetar nga Lezha 81 vjeç, një qyetetar nga Elbasani 82 vjeç, një qytetar nga Kavaja 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 891 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 145,845 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 959

Të shëruar në 24 orë 891

Të shtruar në spitale 215

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 5106

Testime totale 1,142,382

Raste pozitive 161,324

Raste të shëruara 145,845

Raste Aktive 12,910

Humbje jete 2,569

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5477

Shkodër 1413

Durrës 1160

Fier 1160

Vlorë 791

Lezhë 679

Elbasan 636

Berat 532

Korçë 319

Kukës 286

Gjirokastër 240

Dibër 217

Exit mobile version