Deputeti i PD: Shteti të ndërhyrjë për fikjen e zjarrit në Vajkan, do kërkoj përgjegjësi penale

Kreu i PD Fier, deputeti Luan Baçi ka kërkuar që të merren masa urgjente që të fiket zjarri në Vajkan të Fierit, që ka disa orë që po përparon.

Në një reagim në Facebook, Baçi i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të bëjnë detyrën e tyre dhe me urgjencë të shkojnë në vendngjarje për fikjen e flakëve dhe minimizimin sa më shumë të dëmeve!

Reagimi i Luan Baçit

Zjarri ne Vajkan, te NJ. V Mbrostar, Fier, mbrapa poligonit ka ore te tera qe po perparon dhe rrezikon te perhepet me shpejtesi dhe te shkaktoj deme te konsiderushme!

Banoret e zones kane bere njoftimin e zjarrfiksave dhe policise dhe askush nuk reagon!

I bej thirrje institucioneve pergjegjese te bejne detyren e tyre dhe me urgjence te shkojne ne vende ngjarje, per fikjen e flakeve dhe minimizimin sa me shume te demeve!

Me pa papergjegjshmerin e tyre, do te jene subjejkt i ndjekies penale!

Me cilesine e Deputetit te Qarkut Fier dhe si antare i komisionit parlamentar te sigurise kombetare do te kerkoj venien para pergjegjesise penale te personave pergjegjes ne inistitucionet perkatese!

Exit mobile version