Nga Xhelal MZIU
Indeksi i Inovacionit Global 2021!
Shqipëria bën hapa prapa në Indeksin e Inovacionit Global (GII) për vitin 2021 në raport me një vit më parë dhe e fundit në rajon!
Shqipëria renditet në vendin e 84, më keq se një vit më parë!
Shqipëria krahasuar me vendet e rajonit, renditet për fat të keq e fundit.
Në edicionin e 14-të të Indeksit, publikuar nga Organizata Botërore për Pronësi Intelektuale (WIPO), në bashkëpunim me INSEAD dhe Universitetin Kornel, i cili rendit 132 vende sipas 81 indikatorëve nga burime publike dhe private ndërkombëtare!
Si vlerësohet Shqipëria!
Shqipëria renditet në vendin e 84, duke u vlerësuar vetëm me 28 pikë.
Krahasuar me një vit më parë bënë hapa mbrapa, qeveria ul shpenzimet në këtë sektor!
Vendet e rajonit!
Mali i Zi renditet në vendin e 50.
Serbia renditet në vendin e 54.
Maqedonia e Veriut në vendin e 59.
Bosnja Hercegovina renditet e 75.
Shqipëria renditet në vendin e 84.
(Shiko tabelën).
Dhjetë vendet më inovatore!
Zvicra është renditur si vendi më inovator për 11 vite me radhë, pas së cilës renditet Suedia dhe Shtetet e Bashkuara.
(Shiko tabelën).