Ishte në operacionin anti-kanabis, vritet oficeri i policisë nga trafikanti i drogës

Saimir Hoxha, 44 vjeç, nënkomisar në Komisariatin e Policisë Lezhë është ekzekutuar me plumb në zemër gjatë paradites së sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e mbrojtur të quajtur Kune-Vain në Lezhë, ku efektivët ishin nisur të kryenin një operacion anti-kanabis dhe për arrestimin e një personi të shpallur në kërkim, Xhulio Vokrri.

Bashkë me Hoxhën ishte edhe vetë Shefi i Krimeve të Lezhës dhe një tjetër efektiv. Të tre kanë mbërritur në zonën ku do të kryhej operacioni me një makinë pa fenelina policie të llojit ‘Ford Focus’. Pas dy orë kërkimesh, Policia arriti që të gjente parcelën me 110 bimë me kanabis, duke i shkatërruar të gjitha bimët. Pak pasi do të ktheheshin drejt komisariatit, ndaluan një automjet, brenda të cilit ishin 3 persona: Armando Marku, Kristian Sheri dhe Aldi Rama, ky i fundit autori i dyshuar i ngjarjes. Në momentin e ndalimit, makinën po e drejtonte Armando Marku.

“Ndalo! Unë jam punonjës i policisë dhe dua që të identifikohesh”, mësohet se ka thënë viktima. Por në atë momentet ai nuk është ndalur, por ka qëlluar 2 herë në zemër efektivin, duke i marrë edhe atij jetën. Oficeri ra në tokë, pranë një kanali, ndërsa 21-vjeçari dhe dy miqtë e tij, Kristjan Shehri e Armando Marku patën kohë të largoheshin me një tjetër makinë. Shefi i Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe efektivi tjetër pikasën Hoxhën të shtrirë dhe i erdhën në ndihmë.

Ata e transportuan në spital, por për 44-vjeçarin ishte shumë vonë, pasi nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra. Saimir Hpxha ishte me origjinë nga qyteti i Pukës. Ai jetonte në Tiranë bashkë me familjen dhe dy fëmijët, ndërkohë që ishte transfruar me shërbim në Lezhë. Pesë orë pas krimit të rëndë, autori i ngjarjes, Aldi Rama ka tentuar vetëvrasjen. Ai ëstë gjetur i plagosur në lagunën Kune-Vain, ku dhe fshihej prej orësh nga autoritetet. Auto-ambulanca ka shkuar gjithashtu në vendin e ngjarjes për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore Ramës, i cili më pas do të dërgohet pas hekurave për tu përballur me drejtësinë pasi i mori jetën një efektivi në krye të detyrës. Aktualisht, ai ndodhet në gjendje kritike për jetën. Në pranga kanë përfunduar edhe miqtë e 21-vjeçarit, vjeçarit, Armando Marku dhe Kristjan Shehri, të cilët po merren në pyetje lidhur me ngjarjen.

3 22

Oficeri i policisë, Saimir Hoxha dhe autori i vrasjes, Aldi Rama

 

Exit mobile version