Dalin foto të tjera të 21-vjeçarit, Aldi Rama, i cili qëlloi për vdekje oficerin e krimeve, Saimir Hoxha. Në rrjetet e tij sociale, i riu pozon me pistoletë në tavolinë, ndërsa nuk mungon edhe një pozë me kryeministrin Edi Rama, i cili e përkëdhel nga koka, teksa të dy i buzëqeshin kameras. Edhe pse fotoja është bërë vite më parë, sërish Aldi ka vendosur ta mbajë në rrjetet e tij sociale si kujtim.
Ngjarja e rëndë që ndodhi paraditen e sotme, vjen pas kontrolleve që Njësia Anti-kanabis në Policinë e Shtetit ishte duke zhvilluar në zonën e mbrojtur Kune-Vain.
Burimet shtojnë se grupi i kontrollit ishte nisur drejt kësaj zone, që është një zonë e mbrojtur pasi kishte informacion se ishte mbjellë droge, e llojit kanabis sativa.
Në momentin kur efektivët kanë shkuar në këtë zonë, ata janë përballur me një grup, ku njëri prej tyre, i dyshuari Aldo Rama, i njohur edhe si Selim Rama ka qëlluar me armë zjarri.