Vendimi për komisionet i paligjshëm dhe antikushtetues, Vokshi: Nuk do të pranojmë mbylljen e gojës

DEKLARATË E KRYETARES SË KOMISIONIT TË SHËNDETËSISË, ALBANA VOKSHI.

Sot iu hoq e drejta e fjalës opozitës brenda komisionit parlamentar.

Sot ju gazetarët, nuk u lejuat që të futeshit brenda dhe të ndiqnit mbledhjet e Komisionit të Shëndetësisë, pavarësisht kërkesave të mia, të njëpasnjëshme, në shkelje të vendimit të Kuvendit.

Por sot ka ndodhur edhe një ngjarje tjetër shumë e rëndë.

Bazuar edhe në vendimin e njëanshëm, të kundërshtuar nga anëtarët e opozitës në Konferencën e Kryetarëve, ku i lihej kompetencë komisioneve që të vendosnin “nëse do kishte prani fizike apo mbledhje online”, unë dje kam njoftuar, në funksionin tim si kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, kam njoftuar praninë fizike, pra mbledhje të zhvillohej me praninë fizike të deputetëve.

Jo vetëm që nuk u mor asnjë masë për realizmin e kësaj mbledhje, por përkundrazi, sot jemi bllokuar edhe stafi i Kuvendit, nga stafi i administratës së Kuvendit. Ka qenë sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit i cili ka urdhëruar largimin e stafit të komisionit, në mes të mbledhjes së komisionit, ku unë i kisha dhënë fjalën për procedurë deputetëve të pranishëm në mbledhjen e komisionit.

Unë kërkoj që të merren masa urgjente për këdo që sot ka tentuar të minojë parlamentarizmin, ka tentuar të bllokojë fjalën e deputetëve të opozitës në Kuvend.
Është e paprecedentë që Kuvendi t’i mbyllë gojën opozitës dhe t’i mbyllë çdo kanal komunikimi me publikun.

A e dini që urdhëruan ndërprerjen e transmetimit live në RTSH Kuvend!

A thua se RTSH-ja nuk është transmetues publik i cili paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë por është televizion privat i Edi Ramës.

Më tej na fshin fare edhe nga faqja e “Facebook”, nga rrjetet sociale dhe nga çdo web, portal të Kuvendit; sikur ne nuk ishim fare, sikur ne nuk po zhvillonim mbledhje.

Pse e bën këtë?

Sepse kanë frikë nga fjala e lirë.

Janë mësuar me kukulla.

Janë mësuar me fasadë.

Por ta harrojnë se këtë do ta bëjnë me Partinë Demokratike.

Çfarë bëmë ne sot që ata kishin frikë?

Sot treguam që ky kryeministër që mashtron gjoja i “shtrin dorën opozitës” , që kjo qeveri dhe kjo maxhorancë kanë dy standarde.

Kanë një standard për qeverisjen e vet, për aktivitetet e veta politike. Por ka edhe një standard tjetër për opozitën; që opozita nuk duhet të duket në publik, opozita nuk duhet të ketë të drejtë fjale.

Tregova me fakte, me prova, ja ku i keni:

Koncerte gala të kryeministrit, pa maskë me qindra njerëz brenda një salle.

Ja ku e keni Damian Gjiknurin në aktivitetet politike të Partisë Socialiste, dhjetëra njerëz pa maska, pa distancim social.

Këtu keni një mbledhje qeverie. Çfarë ndryshon një mbledhje qeverie me një mbledhje komisioni? Çfarë ka ndryshe? Pse Edi Rama mund ta mbledhë qeverinë me ministret e tij dhe ne nuk mbledhim dot anëtarët e komisionit?

Ja ku e keni ministren Spiropali. Çfarë ndryshon një mbledhje komisioni me këtë aktivitet politik të saj?

Ja ku e keni ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, ja ku e keni në Dibër.

Pra, një standard për maxhorancën që lejohen të zhvillojnë këto aktivitete, por jo, opozitës nuk i lejohet kjo.

Ja ku e keni Taulant Ballën.

Ju ku e keni kryetarin e Bashkisë. Ku janë protokollet e sigurisë? Me fëmijë, pa distancim social bashkë me ministren Kushi.

Ajo që ka ndodhur është se kjo qeveri dhe Edi Rama kanë frikë nga opozita.

Ne lirinë Edi Ramës nuk do ia falin. Do të jemi aty në komision. Do jemi fizikisht në komision. Do kemi në përballemi në komision.

Ndaj ne do të vazhdojmë të kërkojmë, do të vazhdojmë të kërkojmë që nesër mbledhje në komision me prani fizike të deputetëve. Dhe administrata e Kuvendit është e detyruar që të sigurojë praninë fizike brenda rregullave të distancimit social.

Edhe një herë e përsëris, Partia Demokratike do vijojë betejën e saj, për të treguar të vërtetat e dhimbshme në komisionin Parlamentar të Shëndetësisë dhe në të gjitha komisionet e tjera.
Faleminderit!

Exit mobile version