Gjendet e vdekur nëna e peshëngritësit Pirro Dhima

Nëna 75-vjeçare e peshëngritësit, Pirro Dhima u gjet e vdekur mëngjesin e sotëm në Himarë. Policia bëri me dije se e moshuara dyshohet se kishte ndërruar jetë disa ditë më parë pasi në trup janë vërejtur shenja dekompozimi.

Lefteria Dhima dyshohet se ka pësuar vdekje natyrale për shkak të një arresti kardiak 3 ose 4 ditë më parë. Ajo u gjet pa jetë pranë kazanëve të rakisë.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh.,  75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakNuk ka rritje reale ekonomike, njerëzit më të varfër 
Artikulli tjetërKomisioni Hetimor për inceneratorët, PD dorëzon kërkesën, Tabaku: Afera më e madhe korruptive. Rama dhe Ahmetaj para drejtësisë