Nga Xhelal MZIU
Banka e Shqipërisë bleu 56.8 milionë euro në gjysmën e parë të vitit 2021!
Blerja e 155 milionë € në 2019 dhe 56.8 milionë € në ½ e 2021, tregojnë qartë për efektin elektoral në favorizimin e rilindjes në zgjedhje!
Në tregun e brendshëm valutor gjatë gjysmës së e parë të vitit u blenë 56.8 milionë euro, parashikohet që kjo shumë të shkoj deri 120 milionë Euro në 2021.
Vlera më e lartë e blerë nga Banka e Shqipërisë është viti 2019, kur u arrit shifra rekord e 155 milionë eurove.
Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë bëhen në funksion të menaxhimit të rezervës valutore.
Qëllimi kryesor i mbajtjes së rezervës valutore është;
Mbulimi i nevojave emergjente të ekonomisë për valutë të huaj.
Shmangia e çrregullimeve të tregut të brendshëm valutor.
Përmbushja e objektivave të politikës monetare ose të stabilitetit financiar.
Stabiliteti i kursit të këmbimit lekë/Euro.
Por primare për “rilindjen” është përdorimi i kësaj valute si një indikator elektoral për lubrifikimin e ekonomisë në financimin e projekteve elektorale, por dhe shërbimeve ndaj qytetarëve me efekt elektoral.
Thjeshtë shifra 155 milionë € në vitin 2019 (vit elektoral) dhe 57 milionë € në 6 muaj në 2021 (vit elektoral), tregojnë qartë se pse në këto dy vite thyhet rekordi historik 30 vjeçar i blerjes së valutës nga Bankës e Shqipërisë.