Vjedhja e zgjedhjeve, Forumi i Grave të PPE: Shqipëria me Edi Ramën është drejt autoritarizmit!

· Albana Vokshi: Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me demokracinë. Oligarkët dhe krimi i organizuar kontrollojnë vendimmarrjen

· Albana Vokshi kërkon në EPP Women mbështetje për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri

NJOFTIM PËR TAKIMIN E KRYETARES SË LDGSH ALBANA VOKSHI NË EPP WOMEN

Në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Women), Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë ngriti çështjen e ndërhyrjes së qeverisë në zgjedhje për të deformuar vullnetin e zgjedhësve.

“8 vjet nën qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës, Shqipëria ka bërë hapa pas në lidhje me demokracinë dhe, shtetin ligjor, ndërsa integrimi europian ka ngecur në vend, për shkak të keqqeverisjes. Kjo ka sjellë largimin e qindra mijëra shqiptarëve, përfshirë të rinjtë dhe profesionistët më të mirë. Në 8 vjet, kryeministri grumbulloi të gjitha pushtetet në një dorë. Ai kontrollon qeverinë, parlamentin, gjyqësorin, pushtetin lokal, një pjesë të madhe të medias dhe shoqërisë civile. Çdo pushtet që zotëron, si një autokrat në mes të Europës, Edi Rama e vuri në shërbim të karriges së tij për të marrë mandatin e tretë në mënyrë të paligjshme. Raporti i OSBE/ODIHR evidentoi shkelje të rënda, që konfirmon se shteti u vu në shërbim të PS”, u shpreh zonja Vokshi.

Kryetarja e LDGSH njohu eurodeputetet, anëtaret e Parlamenteve të vende të BE-së me disa pika kyçe të ndërhyrjes së qeverisë në zgjedhje.

1. Krimi më i madh elektoral ishte nxjerrja e të dhënave personale të të gjithë votuesve. Ky operacion u drejtua nga AKSHI, agjenci nën varësinë e kryeministrit, në bashkëpunim me të gjitha ministritë, institucionet dhe PS, që kontrollon skemën e patronazhimit.

2. Kryeministri dhe ministrat abuzuan me postin dhe pushtetin e tyre duke venë në dispozicion të fushatës elektorale të gjitha burimet njerëzore dhe financiare.

3. Fondet e tërmetit, të shëndetësisë, legalizimet dhe punësimet elektorale u përdorën në mënyrë abuzive për blerjen e zgjedhjeve.

“Këto ishin disa nga arsyet pse një ndër rekomandimet kryesore të raportit të OSBE/ODHR i i drejtohet qeverisë: qeveria të marrë rë gjitha masat për të siguruar votë të lirë e të ndershme për çdo qytetar shqiptar.-theksoi Albana Vokshi.

Kryetarja e LDGSH-së Albana Vokshi shprehu shqetësimin e PD se me Edi Ramën vendi po rrëshket çdo ditë drejt autoritarizmit dhe se krimi organizuar dhe oligarkia kontrollojnë vendimmarrjen e qeverisë. “Ne kërkojmë mbështetjen tuaj, të PPE-së, të parlamenteve të vendeve tuaja, që të na mbështesin në kauzën tonë për rivendosjen e demokracisë, shtetit ligjor, ku në themel të qeverisjes të jetë vota e lirë dhe të respektohen të drejtat ligjore e kushtetuese”, u shpreh zonja Vokshi në Forumin e Grave të PPE-së.

Vokshi

Exit mobile version