Dhuna në Jalë, Agalliu: Sot u pa sesi i dobëti dhunohet nga shteti dhe ku i forti mund të bëjë çdo gjë

Dhuna ndaj qytetarëve të thjeshtë në Jalë/ Sekretari i Grupit të PD, Arbi Agalliu: Sot u pa sesi i dobëti dhunohet nga shteti dhe ku i forti mund të bëjë çdo gjë

Sot u pa edhe njëherë sesi qytetari i thjeshtë e i pa mbrojtur u dhunua. Sot u pa edhe njëherë sesi banorë që ushqehen me punë të ndershme u dhunuan ditën për diell. Sot u pa edhe njëherë sesi ta prishin pronën pavarësisht se ka vendime gjykate që nuk e lejojnë këtë gjë. Sot u pa edhe njëherë pse shqiptarët duan të ikin me vrap nga ky vend. Sot u pa edhe njëherë sesi shkatërrohet puna e njëriut të ndershëm e punëtor, për të favorizuar “investitorin strategjik”.

Sot u pa edhe njëherë që shqiptarët janë braktisur pikërisht nga Qeveria. Kjo, nuk është Shqipëria që duam, ku nuk ekziston nocioni i pronës së lirë, ku nuk pyeten vendime gjykate dhe ku i forti mund të bëjë çdo gjë.

Artikulli paraprakSamiti i EPP/ Basha: Mos pranoni për vendet tona, gjëra që nuk do t’i pranonit kurrë për zgjedhësit tuaj!
Artikulli tjetërRama: “Çmimet nuk do të ulen”, qytetarët e “masakrojnë” në faqen e tij në Facebook