Vizita e ministres Morton
Kënaqësi të prisja sot ministren për Europën dhe Amerikat, të Britanisë së Madhe, Znj. Wendy Morton.
Ndava me të prioritetet e PD-së që nga garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lufta kundër krimit të organizuar, prerja e lidhjeve të politikës me krimin dhe lirinë e medias.
Diskutuam për praninë e investimeve britanike në Shqipëri dhe përpjekjet e qindra mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë ndershmërisht në Britani të mund të pajisen me dokumenta. Ne do bëjmë gjithçka me partnerët tanë britanikë, për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë!
https://twitter.com/i/status/1447886848991375362