“Kriza me energjinë nga tenderat korruptivë”. PD: Rritja e çmimit të energjisë për biznesin e madh bie në kurriz të qytetarëve

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, SEKRETARI I GRUPIT PARLAMENTAR, ARBI AGALLIU

Përshendetje të nderuar qytetarë!

Sot dëgjuam se si qeveria i faturon tregjeve ndërkombëtare krizën të cilën e artikulon përdite. Por në të vërtetë problemi është tjetërkund.

Kjo është një krizë korrupsioni, kjo krizë i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.

Kjo krizë buron nga punësimi në administratën publike dhe në OSSHE të qindra patronazhistëve që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Kjo krizë e ka themelin në abuzimin dhe vjedhjen që bëhet në këtë sektor.

Ne nuk kemi asnjë investim real në sektorin e energjisë në Shqipëri.

Dëgjuam qeverinë sot se si tha që nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin dhe për biznesin e vogël, por në asnjë moment nuk dëgjuam se çfarë do te ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh.

Është e pashmangshme nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor të mos preket qytetari shqiptar.
Njerëzit , qytetarët, konsumatorët,, blejnë produkte dhe shërbime që ofrohen nga biznesi i madh dhe në këtë kontekst xhepi i çdo shqiptari do të rëndohet në mënyrë të pashmangshme.

Të nderuar qytetarë! Kriza nuk vjen nga rritja e çmimit të tregjeve ndërkombëtare. Kriza i ka themelet pikërisht në abuzimet dhe në korrupsionin që kjo qeveri bën.

Ju faleminderit!

Artikulli paraprakTë shtëna me armë në Tiranë, plagosen dy të rinj
Artikulli tjetërIna Zhupa nxjerr videon përgënjeshtruese për ministren e Arsimit: Mësimi në lokal nuk është montazh